☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 78.95 ▲0.86%
ARI 3,984 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $63,872 ▼ -1.35% ETH $1,864 ▼ -2.73% XRP $1.0868 ▼ -2.3% SOL $75.3200 ▼ -2.55%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.95 ▲0.86 % ARI 3,984 ▼0.2 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.95 ▲0.86 % ARI 3,984 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
17 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup

Mijëra studentë shqiptarë nga universitetet e Maqedonisë së Veriut po protestojnë sot në Shkup. Ata po kërkojnë respektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Kushtetutës dhe sigurimin e drejtësisë në sistemin arsimor.

Protesta ka filluar në hyrje te Ura e Gurit dhe pritet të vazhdojë deri para objektit të Ministrisë së Drejtësisë. Studentët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, duke e konsideruar këtë si një të drejtë themelore dhe të garantuar me ligj.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve, duke theksuar se kjo nuk është vetëm një çështje studentore, por një përpjekje më e gjerë për mbrojtjen dhe avancimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Ndërkohë, bëhet e ditur se organizatorët e protestës janë ftuar paraprakisht në polici për një bisedë informative. Pavarësisht kësaj, protesta ka vazhduar, duke marrë mbështetje nga individë, funksionarë dhe organizata të ndryshme nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga Shqipëria dhe Kosova.

Protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa studentët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë angazhimin e tyre deri në realizimin e kërkesave.

Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka përgëzuar studentët për protestën e organizuar, teksa ka premtuar se çështja e jurisprudencës do të zgjidhet dhe provimi do të jepet në gjuhën shqipe.

“I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot. Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe! Ndërsa elita milionere e ish-pushtetit, e cila tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë”, ka shkruar Kasami në Facebook.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.