Politika

Sulmet në Bruksel, Dade: Shqipëria është pranë autoriteteve belge

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave që humbën jetën në aktet terroriste në Bruksel.

Përmes një mesazhi, deputetja Arta Dade thekson se Shqipëria është pranë autoriteteve belge dhe atyre evropiane në kapërcimin e këtij momenti.

“Qendra e Europës e kryeqyteti i Belgjikës u trondit nga aktet çnjerëzore terroriste të komanduara prej ISIS, që vijnë pas goditjeve që vetë ISIS ka marrë nga koalicioni i shteteve kundër terrorit. Ne jemi pranë qeverisë e parlamentit belg si edhe shprehim solidaritet të palëkundur për Parlamentin dhe Komisionin Europian në kapërcimin e këtij momenti të vështirë”, tha Dade.

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme shpreh mbështetjen për angazhimin e Shqipërisë si pjesë  e politikave të sigurisë së përbashkët të BE, por edhe si vend anëtar i NATO-s në luftën kundër terrorit.

“Do vazhdojmë të punojmë së bashku me aktorët vendas, rajonalë e euroatlantikë për të garantuar më shumë siguri në vend, në rajon e në Europë”, thuhet më tej në mesazhin e deputetes Dade.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button