☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.94 ▲2.31%
ARI 4,558 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,555 ▲ +1.16% ETH $2,060 ▲ +2.84% XRP $1.3504 ▲ +0.86% SOL $83.9700 ▲ +1.67%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.94 ▲2.31 % ARI 4,558 ▲0.74 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.94 ▲2.31 % ARI 4,558 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Sulmi kibernetik/ Kthehet pjesërisht sistemi TIMS, Rama: Nuk ka asnjë rrjedhje informacioni

Në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, këtë të diel u rikthye sistemi dhe puna vijon normalisht, ndërkohë që një ditë më parë pasagjerëve iu kërkua të vinin dy orë e gjysmë më herët pasi regjistrimi bëhej manualisht.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, njoftoi se TIMS është funksionale dhe në pesë pikave të tjera kufitare në vend, në Hanin e Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë dhe Kakavijë.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare në vendin tonë, në Qafë Thanë, Vlorë dhe Durrës, sistemi vijon të jetë i bllokuar dhe për  hyrjet dhe daljet nga vendi po përdoret regjistrimi manual, në letër.

Sipas kryeministrit Edi Rama, nuk ka asnjë rrjedhje ose zhdukje të dhënash nga sistemi i Policisë së Shtetit.

“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Një ditë më parë, hakerat e sponsorizuar nga Irani kanë vënë në shënjestër sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje daljeve në pikat kufitare.

Menjëherë më pas u ndoq protokolli fikjes të sistemit në mënyrë për mos ti dhënë mundësi avancimi hakerave,  në marrjen nën kontroll të këtij sistemi, më i rëndësishmi për policinë shqiptare.

Hetimet e mëtejshme do të zbulojnë se çfarë dëmi ka shkaktuar ky sulm, por  autoritetet thonë se TIMS dhe sisteme të tjera, kanë pasur masa mbrojtëse, pasi në brendësi të tyre kanë informacione tejet sekrete. Ka një sistem mbrojtës, ku dhe një person i autorizuar kur hyn lë shenjë, që do të thotë se hakerat nuk mund të hyjnë pa lënë gjurmë në sistem.

Tentativa për të vënë nën kontroll sistemin TIMS me qëllim final paralizimin e punës të policisë në pikat kufitare shqiptare ndodhi vetëm pak orë pasi Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën ata se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

SHBA akuzoi Iranin për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, ndërsa sanksionet përfshijnë bllokimin e pronave të zyrtarëve dhe ministrive të mbajtura përgjegjëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.