Kronika

Sulmohet adresa “on line” e kryeministrisë. Hakerat bëjnë thirrje për protesta masive

lulzsec-hackers110728124027Adresa zyrtare në internet e kryeministrisë, është sulmuar sot nga një grup i quajtur “RedAnons_AL”, i cili e ka nxjerrë këtë faqe jashtë funksionit në versionin zyrtar.

Hakerat kanë shkruar edhe një mesazh politik, ku bëjnë thirrje për protesta masive. Në thirrjen e tyre, ata i bëjnë apel shoqërisë civile të ngrihen në protesta, “për një gjykatë më të drejtë dhe kundër opozitës që nuk ekziston”. Ata falënderojnë Prokurorin Llalla që arrestoi ish-guvernatorin Fullani dhe ftojnë Ministrin e Energjisë Gjiknuri, të marrë shembull nga kolegu i tij në qeveri, Sajmir Tahiri për punën përkushtuese me rendin.

“Të protestojmë për një gjykatë më të drejtë. Të protestojmë edhe kundër opozitës inekzistente. Thirrje për t’iu kundërpërgjigjur reformës arsimore. Kthimi i simboleve kombëtare në faqet on line. Jo presion për rritjen e çmimit të energjisë. Gjiknuri të bëjë kontrolle në biznese dhe abonentë. Gjiknuri të marrë shembull nga ministri Tahiri. Falënderojmë Prokurorin që arrestoi Fullanin. Prokurori të na kontaktojë, kemi prova për 3 drejtorë”, – janë disa prej kërkesave dhe thirrjeve kryesore të këtij grupi kibernetik.

Sipas këtij grupi, i cili vë në dukje çdo padrejtësi kundër popullit shqiptar, Partia Demokratike e shkatërroi vendin kur ishte në pushtet dhe nuk po bën asgjë as tani për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm.

“E shkatërroi kur ishte në pushtet e s’po bën asgjë për ta ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm. Nuk dëgjuam kurrë se kjo është keq për popullin, por vetëm të këqijat që u bëhen interesave të partisë e interesave personale. Turp për ju e turp 2-fish për popullin që ju voton”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button