Bota

Sulmohet universiteti në Kenia, merren peng studentët; 14 të vrarë

Persona të armatosur kanë sulmuar një universitet në veri-lindje të Kenias, në afërsi të kufirit me Somalinë, duke vrarë 14 persona dhe duke marrë peng disa studentë.

kenia-sulmi-universitetNga sulmi, në Universitetin e Garisës, të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që trupat zyrtare të sigurisë kanë rrethuar ndërtesën dhe po negociojnë me agresorët.

Dëshmitarët kanë folur për një sulm që nuk ka kursyer askënd dhe ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.

Militantët islamikë të Al Shabab nga Somalia kanë sulmuar rregullisht Kenian. Garisa dhe zona të tjera kufitare kanë qenë shpesh herë në shënjestër.

Nga të dhënat e para rezulton që agresorët ndaj universitetit të jenë 5 vetë. Një polic nga vendi i ngjarjes tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se disa studentë janë marrë peng.

“Nuk mund të themi me saktësi se sa studentë janë, por janë shumë duke qenë se kolegji është në sesion”, deklaroi agjenti në kushte anonimati.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq kenian njoftoi se 50 studentë janë liruar, por një numër ende i pacaktuar të tjerësh mbahen peng.

Forcat e sigurisë aktualisht po punojnë që të neutralizojnë agresorët e armatosur, thuhet në një njoftim të autoriteteve në rrjetet sociale, ku u bëhet thirrje banorëve që të qëndrojnë larg zonës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button