Swisscoy në Kosovë, deri në fund të vitit 2020
Pas Dhomës së kantoneve, edhe Komisioni për Politikë të Sigurisë në kuadrin e Dhomës Nacionale të Parlamentit ka kërkuar zgjatjen e mandatit të Swisscoy-t në Kosovë deri në fund të vitit 2020.
Me po këtë raport votash, komisioni ka hedhur poshtë kërkesën që çështja t`i kthehet qeverisë me synimin që ajo ta shpallë të përmbyllur misionin përfundimisht në fund të vitit 2020.
Sipas shumicës në komision, përmbyllja përfundimtare e misionit do të ishte ende e hershme kur dihet se situata në Kosovë është ende jostabile, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa sipas deputetëve të mbetur në pakicë, gjendja në Kosovë pothuaj 20 vjet pas luftës tashmë është stabililzuar në masë të mirë.
Anëtarë të tjerë të komisionit ndërkaq duan që Kosova të ndihmohet ndryshe, në aspektin civil e jo ushtarak.
Siç dihet, që nga përfundimi i luftës, gjegjësisht nga viti 1999, armata e Zvicrës është në mbështetje të trupave ushtarake ndërkombëtare KFOR-it, të stacionuara në Kosovë.
Këshilli Federal planifikon reduktimin e trupave zvicerane në Kosovë, por ky reduktim do të rrjedhë në mënyrë graduale, transmeton albinfo.ch. Nga 235 ushtarë sa janë tash, në përfundim të misionit numri i tyre do të bjerë në 165.