Kosova

Tahiri: Bashkimi Evropian po e dënon Serbinë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, nuk pajtohet me kritikat e opozitës dhe shoqërisë civile në përgjithësi të cilët thonë se Bashkimi Evropian, po përkëdhel Serbinë, ndërsa Kosovën po e poshtëron, në raport me dialogun Prishtinë–Beograd.

tahiri-bashkimi-evropian-po-e-d-euml-non-serbin-euml_hdTahiri tha për ‘Zëri’, se BE i ka vendos Serbisë kapitullin 35, që e kushtëzon atë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dhe kërkon nga ajo tërheqjen e strukturave paralele në veri të vendit.

“BE është duke ia tërhequr vërejtjen Serbisë, për neglizhencën e saj sa i përket zbatimit të marrëveshjeve me Kosovën. Kjo vërehet edhe me atë se Serbia akoma nuk po arrin të fillojë bisedimet me Brukselin për anëtarësim në BE”, thotë Tahiri, shkruan zeri.info.

Që nga janari i vitit 2014, Serbisë i është dhënë drita jeshile për të nisur procesin e dialogut për anëtarësim në BE, dhe prej atëherë Beogradi zyrtarë nuk i ka filluar këto bisedime, shton Tahiri, e kjo sipas saj ka të bëj pikërisht me atë se nuk po tregohet bashkëpunuese me Kosovën, në raport me zbatimi e marrëveshjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button