🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,358 ▲ +0.77% ETH $2,055 ▲ +0.24% XRP $1.3122 ▼ -0.57% SOL $81.0200 ▲ +0.78%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tahiri falenderon policët pas largimit nga ministria

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, ku u mësua edhe emri i ministrit pasardhës, Saimir Tahiri zhvilloi një tur takimesh me efektivët e policisë së Tiranës.

Tahiri përshëndeti nga afër punonjësit e policisë së drejtorisë së Tiranës, ato të qarkullimit rrugor si dhe efektivët e komisariatit nr 2 dhe ata të komisariatit rrugor. Në bashkëbisedimin me ta, ai i falenderoi për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura.

Por Top Chanel ka mësuar se fjalimin e “lamtumirës “, nëse mund të cilësohet i tillë, Saimir Tahiri do ta mbajë ditën e martë. Një nga urdhrat e fundit që ai ka firmosur si ministër i Brendshëm, është edhe zhvillimi i panairit të policisë në bulevardin ” Dëshmorët e Kombit ” gjatë festimeve për ditën e Verës, një iniciativë kjo që u mor edhe vjet në kryeqytet por edhe në qytetet turistike të vendit gjatë sezonit veror. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po lë detyrën pas më shumë se 3 vite e gjysëm, një periudhë kjo më shumë se çdo ministër tjetër në krye të këtij institucioni pas viteve ‘90.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.