☁️
Tiranë 16°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,572 ▼0.8%
DOW 45,773 ▼0.98%
NASDAQ 21,938 ▼0.97%
NAFTA 96.78 ▲1.38%
ARI 4,617 ▼5.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,106 ▼ -3.69% ETH $2,102 ▼ -5.37% XRP $1.4397 ▼ -1.02% SOL $87.4600 ▼ -2.35%
S&P 500 6,572 ▼0.8 % DOW 45,773 ▼0.98 % NASDAQ 21,938 ▼0.97 % NAFTA 96.78 ▲1.38 % ARI 4,617 ▼5.7 % S&P 500 6,572 ▼0.8 % DOW 45,773 ▼0.98 % NASDAQ 21,938 ▼0.97 % NAFTA 96.78 ▲1.38 % ARI 4,617 ▼5.7 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Tahiri: Në 18 qershor s’ka garë me partitë, por me padrejtësitë

Në fjalën e mbajtur gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri theksoi se në 18 qershor ka garë me padrejtësinë, me gjykatësit e korruptuar. Sipas tij, në 18 qershor ata do shkojmë në një garë kundër varfërisë, kundër papunësisë.

“Në 18 qershor ne do shkojmë për shqiptarët që e meritojnë me të drejtë të kenë mundësi të barabarta. Në 18 qershor ne do të fitojmë bashkë me ata që kanë punuar deri dje dhe do punojnë në vazhdim për një ekonomi më të fortë, për më shumë punësim, për më shumë mirëqenie, për familjet e varfra me Arben Ahmetajn, Blerina Gjylametin, Ervin Bushatin, Arben Pëllumbin të cilët i falënderojë padyshim.

Në 18 qershor ne do të shkojmë në një garë dhe do të fitojmë padyshim me të gjitha gratë dhe vajzat që i bëjnë nderë socialistëve shqiptarë në Forumin e Gruas me Olta Xhaçkën, Blerina Doracajn, Gerta Lubonjën dhe pa asnjë diskutim.

Në 18 qershor ne do të shkojmë me të rinjtë, me Forumin Rinor Eurosocialist dhe me përfaqësuesit e Forumit Rinor në listën e Tiranës.

Në 18 qershor nuk vendoset vetëm fati i katër viteve të ardhshme. Në 18 qershor vendoset fati i një gjenerate dhe në 18 qershor ne do fitojmë me çdo socialist dhe socialiste, me çdo të ri dhe të re, me çdo grua, me çdo burrë, për veteranët, për pensionistët, për ish-ushtarakët, për të persekutuarit. Në 18 qershor do të fitojmë për Shqipërinë që duam. Ndaj jepini forca në çdo derë, me çdo kandidat pjesë e skuadrës tonë, me çdo socialist. Me Kryeministrin dje, sot dhe nesër me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, deklaroi Tahiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.