Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.55 ▼1.05%
ARI 4,682 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,394 ▲ +0.99% ETH $2,141 ▼ -0.8% XRP $1.4463 ▼ -0.28% SOL $89.2600 ▲ +0.23%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.55 ▼1.05 % ARI 4,682 ▲1.66 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.55 ▼1.05 % ARI 4,682 ▲1.66 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Takimi Rama-Basha, Kryeministri OK; tani të vendosë PD

Burime nga dy kampet politike flasin për një përpjekje që vazhdon prej dy ditësh për tu ulur në tryezën e dialogut.

Burimet në kampin rozë thonë se pasi e ka shprehur në Twitter gatishmërinë e tij për tu ulur në tryezë me Bashën, mesazhi i kryeministrit për kampin blu mbetet “Më thoni vendin, orën dhe jam gati për çfarëdo teme ju doni të diskutoni”.

Por, në kampin blu kjo lëvizje e Ramës shihet me shumë shqetësim, pasi mendohet që Rama kërkon të nxjerrë Bashën nga çadra për një takim, ku në fund mund të mos pranojë asgjë. Madje, ashtu siç është shprehur edhe vetë Basha, në kampin blu dyshohet fort për një komplot befasues të Ramës. Duket se ideja se Rama dhe Basha kokë më kokë mund të nxjerrin jashtë loje LSI-në, kanë sjellë një aktivizim që të mërkurën të Metës, i cili po ofron Petrit Vasilin në një tryezë të tillë, duke lënë si opsion të dytë ndërhyrjen e tij direkte.

Por, kjo taktikë nuk kënaq deri në fund as çadrën, as qeverinë. Media “online” që përdorin burime pranë Ilir Metës e kanë shprehur këtë shqetësim, ndërsa mediat “online” që citojnë burime pranë Bashës, kanë qarkulluar një informacion, sipas të cilit ky i fundit nuk do të takohet me Ramën, po me të gjithë aleatët e tij. Një burim i pyetur nga Top Channel lidhur me formulën që është më e pranueshme për taktikën e Ramës, u përgjigj se Rama nuk ka asnjë problem të takohet me Bashën vetëm, vetëm me gjithë aleatët e çadrës apo edhe bashkë me aleatët e tij.

Këtë, kryeministri e ka lënë krejtësisht në dorë të Bashës. Nuk është e qartë çfarë e tremb Bashën në këtë mes sipas këtij burimi, por ndoshta ai vetë do ta ndajë me publikun përmbajtjen e komplotit më të fundit të Edi Ramës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.