🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,139 ▲ +0.35% ETH $2,053 ▼ -0.33% XRP $1.3156 ▼ -0.08% SOL $80.1300 ▲ +0.01%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

“Të ardhurit nga Italia 14 ditë vetizolim ose 5 mijë euro gjobë”, Rama: Ushtria dhe policia do t’ju verifikojë

Policia dhe ushtria duke filluar që nga dita e nesërme do të dalin në terren për të ushtruar kontrolle dhe për të verifikuar të gjithë ata persona që po shkelin rregullat për vetizolim pasi janë kthyer nga Italia apo vende të tjera të prekura nga koroanvirusi.
Ka qenë kryeministri Rama i cili ka dhënë këtë lajm duke shtuar se të gjithë ata që shkelin këtë rregull do të gjobiten 5 mijë euro dhe nuk do të lejohen të kthehen në vendet ku jetojnë pa paguar gjobën.
“Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo nga zonat e tjera të prekura të vetëkarantinohen. Sot do të dalin në rrugë policia e shtetit dhe policia ushtarake që do të organizojnë postblloqe të automjeteve dhe do të ndalojnë nëse në automjet ka pasur në 14 ditët e fundit që ndalohen të dalin nga shtëpia. Nga nesër kush kapet në rrugë do të dënohet me 5 mijë euro gjobë. Dhe do të ndalohet nëse nuk e shlyen gjobën. Këto janë masa shtrënguese  dhe kjo nuk është kot. Nuk duket por është rreth nesh. Nuk është e lehtë të kufizosh lirinë. Faleminderit të gjithë atyre që mbyllën diskot klubet e natës dhe palestrat. Kjo quhet qytetari dhe solidaritet njerëzor. Do të kryhen postblloqe por s’kemi rrugë tjetër. Është shumë më i lehtë se shtrëngimi i koronës. Do ta kalojmë siç kaluam tërmetin. Por nëse tërmeti na mori 51 jetë, pa na paralajmëruar korona po na paralajmëron. Pasoja që po ndodhin në Itali. Nëse nuk zbatojmë masat drastike. Jeni të qetë pa frikë por kujdes kujdes! Vija e parë e frontit është e fortë dhe ka rezistencë të testuar. Jemi të përgatitur për këtë moment dhe më keq se kaq. Shqipëria nuk do të bëjë as më shumë as më pak se të tjerët. Merreni me pozitivitet këtë ushtrim kufizimi të lirisë. Në pritje të rikthimit të jetës normale.” tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.