Ekonomia

Të mos bësh biznes

aaaPublikimi i raportit të Bankës Botërore “Të Bësh Biznes 2016” u prit me debate, akuza të opozitës ndaj qeverisë, vetëmbrojtje të kësaj të fundit, e madje akuza ndaj vetë institucionet që u publikoi, pasi fajin e ka metodologjia e ndryshuar. Ekonomistët paralajmërojnë se do të ketë kosto për financat e vendit dhe kërkojnë që qeveria të rivlerësojë reformat që po ndërmerr.

Nga Albana Muçaj

Prodhimi i ullirit në Shqipëri, sipas të dhënave tëMinistrisë së Bujqësisë, ka zigzage vjetore,ulje-ngritje, që përkojnë me një vit të brishtë e një vit të mbarë. Faktorit të madh të motit, i shtohet edhe fermeri. Kur kujdeset më pak, prodhimi është më i ulët, e kur tregon më shumë interes, prodhimi shtohet. Si të vjelat nga ullishtat ngjan edhe ekonomia shqiptare nën lupën e raportit më të rëndësishëm të Bankës Botërore mbi klimën e biznesit. Kur reformat janë të pakta, por mbi të gjitha kur qeveria “i fut hundët” gabimisht në legjislacion, rënia e lirëështë e garantuar.

Në raportin “TëBësh Biznes 2016”, Shqipëria zbriti 35 vende krahasuar me një vit më parë,duke u renditur në vendin e 97 mes 189 shteteve. Rënia në indeksin e përgjithshëm erdhi nga humbjet në shtatë nga dhjetë treguesit. Dy tregues nuk patën ndryshim dhe një tregues u përmirësua. Kryeministri i vendit i parapriu raportit, duke theksuar se priste ulje të vlerësimit, për shkak të efekteve të përkohshme të reformave që qeveria e tij po ndërmerr. Faktin e përsëriti edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, pak pas publikimit të raportit. Me këto deklarata, dy përgjegjësit kryesorë për mbarëvajtjen e ekonomisë së vendit, ranë në kundërshti me veten dhe me filozofinë që i solli në pushtet. “Rilindja”, në zgjedhjet e përgjithshme e “Drejtimi i duhur” në zgjedhjet lokale, nënkuptonin reforma. E paralajmëroi mazhoranca, e prisnin qytetarët. Por, mbi të gjitha, duke parë edhe kriteret e raportit “TëBësh Biznes”, të cilat kanë për bazë reformat (kryesisht ato në letër) të gjitha masatdo të duhej të na përmirësonin në renditje. Ministri i Zhvillimit Ekonomik ia dedikoi një vit më parë renditjen e përmirësuarpikërisht reformave ekonomike tëndërmarra nga qeveria. Por çfarë ka ndodhur për një vit me reformat?! Nuk janë bërë, apo u bënë duke mos ndjekur drejtimin e duhur. Ministri i Ekonomisë i “lau duart” me raportin, duke thënë se ka pasur një ndryshim në metodologji, ndërsa Shqipëria nuk ka ndryshuar në raport me vetveten krahasuar me një vit më parë. Raportet e viteve të fundit tregojnë se çdo hap i bërë përpara ështëshoqëruar me një hap mbrapa, duke vënë në dukje se përtej cilësisë sëreformave, është vënë në pikëpyetje qëndrueshmëria e tyre.

Renditja e Shqipërisë ndër vite:

2010 vendi 82, 2011 vendi  77, 2012 vendi 82, 2013 vendi 85, 2014 vendi 80, 2015 vendi  62 dhe 2016 vendi 97.

Nuk është leja e ndërtimit apo pronat. Janë taksat

Më pak se dhjetë vite më parë, në 2008-n, Shqipëria u vlerësua nga Banka Botërore një nga dhjetë ekonomitë më reformatore në botë për klimën e biznesit. Ishin një paketë masash që përfshinin thjeshtimin e procedurave tatimore, lehtësimin e hapjes së një biznesi dhe rritjen e mbrojtjes ndaj investitorëve, që përmirësuan renditjen e Shqipërisë nga vendi i 135-të në atë të 86-të brenda vetëm një viti. Kësaj radhe, Shqipëria rriti kohën për të bërë biznes në 5.5 ditë, 1.5 ditë më shumë se 3 vite më parë. Kemi marrë për krahasim raportin “TëBësh Biznes 2013”, për tëparë një trend pak më afatgjatë të ndryshimit.

Herën e fundit u theksua shumë fakti i pezullimit të lejeve të ndërtimit, por po të shikojmë të dhënat e detajuara të raportit, vërejmë se edhe në raportin e 3 viteve më parë ishte me vlerësimin minimal (asnjë praktikë), duke bërë që për këtë tregues të renditet në vend të fundit. Në këtë hark kohor, vendet e tjera të rajonit kanë ulur afatet e marrjes së një leje ndërtimi, përjashtuar Serbinë. Edhe pse u cilësua si një prej “fajtorëve”, koha për regjistrimin e pronës është ulur me 11 ditë krahasuar me 2013-n, sipas raportit global të Bankës Botërore (për të cilin raportojnë zyra të ndryshme avokatie e konsulence) vendet e tjera në rajon bënë hapa më të mëdhenj në përmirësim, por në fund u duhet shumë më tepër kohë për të regjistruar pronën krahasuar me Shqipërinë. Numri i taksave që paguan një biznes tek ne ra, por sërish paraqitet e njëjta panoramë rajonale. Shqipëria vjen pas Serbisë në këtë drejtim. Asnjë hap nuk u bë në tre vjet për të ulur kohën e pagesës së këtyre taksave, duke mbetur në vendnumëro, ashtu si dhe Maqedonia. Kroacia bëri mbrapa. Sipas Bankës Botërore, sipërmarrësi shqiptar paguan si taksa 36.5% të fitimit të tij. Barra fiskale është ulur lehtësisht ndër vite, por vijojmë të jemi ndër vendet kryesuese në rajon. Për tregtinë e jashtme janë bërë hapa të mëdhenj sipas raportit, si për kohën, edhe në koston monetare të transportit. Paradoksalisht, edhe pse me mundësi për transport detar, kryesojmë në kostot dhe kohën e transportit. Asnjë hap nuk ka bërë rajoni në procesin e falimentit. Bizneseve u duhet e njëjta kohë për të fshirë nga regjistrat aktivitetin e falimentuar.

Shqipëria e fundit në rajon, e parafundit në Euro-Azi

Me përkeqësimin e renditjes “Doing Business 2016”, Shqipëria është pozicionuar përfundimisht në vendin më të keq në rajon për të bërë biznes, çka pritet të ndikojë ndjeshëm në tërheqjen e investimeve të huaja.Shqipëria renditet në vendin e 97, duke shënuar rezultatin më negativ të viteve të fundit.Ndërsa vlerësimi është ulur me 6.27 pikë. Të gjitha vendet e tjera janë përmirësuar ndjeshëm dhe shumica e tyre kanë marrë vlerësimin maksimal.Maqedonia arriti një rezultat spektakolar duke u renditur në vendin e 12 në botë. Prej vitesh,Maqedoniapo tregohet shumë agresive në konkurrencën rajonale për tërheqjen e investitorëve. “Ky vend ka rezultat të shkëlqyer në disa fusha të lehtësisë së të bërit biznes, si dhe ka ndërmarrë reforma në vitin e fundit. Për shembull, IRJ e Maqedonisë e ka thjeshtuar më tej procesin e hapjes së një biznesi, duke futur detyrimin për regjistrimin online. Si rezultat, tani ky vend është vendi i dytë në botë me ecurinë më të mirë në fushën e hapjes së biznesit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bankës Botërore. Para Shqipërisë, në renditje janë dhe Kroacia, në vendin e 40; Mali i Zi në pozicionin e 46 (dhe ai me një rezultat pozitiv); Serbia në pozicionin e 59 (edhe ai me vlerësim të mirë); Kosova në të 66 (me vlerësim pozitiv); Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 79 (me rezultat pozitiv). Bosnjahistorikisht ështërenditur më keq se Shqipëria, për shkak të burokracisë së dy entiteteve dhe barrierave të mëdha administrative, këtë vit e la mbrapa Shqipërinë. Edhe ekonomia më e brishtë e Kosovës paraqitet shumë mëmirë në renditje, duke qenë gati 30 shtete “larg” nesh.

Renditja e Doing Business 2016

Maqedonia  vendi 12, Kroacia vendi 40, Mali i Zi vendi 46, Serbia vendi 59, Kosova vendi 66, Bosnjë-Hercegovina vendi 79 dhe Shqipëria 97.

 Rrezikojmë kosto të larta?!

Ky raport vjen pikërisht në ditët kur Ministria e Financave po shpenzon shumë energji për të siguruar eurobondin e dytë në tregun ndërkombëtar. Ekonomistët vendas nuk e përjashtojnë mundësinë e rritjes së normës së interesit me të cilën mund të emetohet eurobondi pas këtij raporti. Kështu mendon Zef Preçi, i cili vlerëson se raportet ndërkombëtare lexohen si një guidë botërore e zhvillimeve ekonomike. Në këtë rast, shqetësimi është për një kosto reale shtesë që mund të na krijojë vlerësimi i dobët. Një tjetër janë të ardhurat e mundshme të munguara nga investitorët e huaj, ku raporti vlerësohet të ketë efekt.Sipas z.Preçi, “Publikimi i këtij raporti është pritur me interes për faktin se gjetjet e tij do të shërbenin si njëlloj testimi mbi politikat ekonomike të ndjekura dy vitet e fundit. Raporti në fjalë mbulon periudhën 2014 deri nëqershor 2015. Kjo do të thotë se zhvillimet në ekonominë shqiptare në gjysmën e dytë të 2015-s duke përfshirë edhe aksionin “antiinformalitet” dhe problemet e lidhura me të (si p.sh., amendimet ndëshkimore ndaj bizneseve në Kodin Penal) etj., nuk besoj se do ta përmirësonin pozitën e vendit, përkundrazi”.Ai dyshon se “kjo situatë i vë një pikëpyetje të madhe edhe renditjes së riskut të vendit, e ndoshta edhe mbështetjes financiare të FMN- këstit të radhës.

Sikur të mos na mjaftonin të gjitha zhvillimet ekonomike, të dhënat zyrtare e informacioni jozyrtar mbi atëçfarë po ndodh në ekonominë tonë, pas raportit pati një reagim të madh, zhgënjim (jo nga ana e qeverisë) a thua sikur nuk e dinim çfarë po ndodh. Në debatet e seancës plenare, dy ish-ministra Financash të kohëve dhe kaheve të ndryshme politike, nuk i lanë jashtë diskutimeve rezultatet e raportit. Ridvan Bode e quajti turp të qeverisëkëtë raport duke theksuar se “raporti është vlerësimi më autentik i punës që ka bërë qeveria pasi mbulon periudhën 1janar 2014 deri në qershor 2015”. Ai mendon se klima është përkeqësuar më tej me nisjen e aksionit kundër informalitetit. “Për fatin e mirë të qeverisë dhe të keqen e vendit, raporti nuk ka marrë në mbulim periudhëne nisjes së aksionit”, tha z.Bode në Kuvend. Për të disatën herë, ai ngriti pikëpyetje për rritjen ekonomike me 2.7% duke theksuar se, “u përmend që kemi rritje ekonomike,janë rritjet ekonomike që llogarisin ministritë në defter. Të dhënat e INSTAT-t flasin ndryshe. Sipas INSTAT-it është ulur tregtia me pakicë, janë ulur eksportet, janë ulur importet”.

Pa dalëkundër mazhorancës, ish-ministri i majtëiFinancave, Anastas Angjeli, zgjodhi të mos kundërshtojë as z.Bode. Sipas tij, “për matjen e lirisë së biznesit, përdoren tregues të ndryshëm, krahas tyre edhe raporti “TëBësh Biznes”. Ka tregues të ndryshëm që masin lirinë ekonomike, sipas z.Angjeli,të cilët kanë pasur zigzaget e tyre ndër vite dhe siçështë treguar edhe në këtë rast. Ky tregues duhet lexuar drejt”. Por, përveçse të hapim sytë e të shohim çfarë shkon mirë e çfarë shkon keq në rezultatet për Shqipërinë (dhjetë treguesit, me nënkategoritë e tyre janë të njëjtë si vitet e mëparshme) z. Angjeli theksoi në Kuvend, se, “ka më tej se kaq dhe duhet kuptuar drejt, pasi pavarësisht se na pëlqen apo jo, ekonomiae sotme duhet të orientohet drejt një modeli të ri të zhvillimit të saj”.

Dy rezerva për raportin e dy këshilla për qeverinë

Raporti i Bankës Botërore mat kostot e ligjshme të të bërit biznes në një vend dhe nuk përfshin kostot e paligjshme. Po të matej korrupsioni, nuk ështëçudi të renditemi të fundit në botë, pasi Shoqata e Investitorëve tëHuaj e ka cilësuar atë ndër pengesat kryesore të të bërit biznes. Matja vetëm e rregullave të shkruara në letër na lë mbrapa në vlerësimet për lejet e ndërtimit. Ndërsa rezulton 0 praktika në letër, pallatet në ndërtim i gjeni nëçdo cep e madje në qendër të Tiranës. Qeveria duhettëfalënderojë Bankën Botërore që nuk mat edhe këta tregues, pasi do të nxirrnin zhvillime edhe më negative. As mbledhjet e taksave me aksione, apo grupet e inspektimit, nuk pritet të pasqyrohen në raportet e ardhshme, por kjo nuk përjashton detyrimin e qeverisjes sonë të shohë edhe një herë çfarë ka “zhgarravitur” në legjislacionin e rregullat e të bërit biznes që zbriti 35 shkallë, pasi pakkush mund ta besonte që Banka Botërore ndryshoi metodologjinë në atë mënyrë që të ulë Shqipërinë e të lartësojë Maqedoninë në vendin e 12 në botë.

Konkurrenca rajonale e humbur

Raporti “Doing Business” është si bibla e investitorëve të huaj kur duan të investojnë në një vend të huaj. Dhe në garën e ethshme rajonale, është Maqedonia ajo që ia ka dalë ta përmirësojë ndjeshëm këtë tregues, duke u renditur e para dhe e 12-a në botë. Ky përmirësim nuk ka kaluar pa u vënë re nga investitorët. Shqipëria, në vendin e 97, është e fundit në rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button