☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,730 ▼ -0.24% ETH $2,233 ▼ -0.2% XRP $1.1585 ▼ -1.74% SOL $89.2900 ▼ -0.84%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Të pakënaqur me Rosenior, Chelsea ëndrrën Diego Simeonen, gati lëvizja e bujshme

Chelsea vijon të shpenzojë miliona në merkato, por drejtuesit e bluve janë të pakënaqur nga rezultatet. Ekipi londinez rrezikon jashtëzakonisht shumë që këtë sezon të qëndrojë jashtë Champions League, një përfundim i hidhur që pritet të ketë pasoja. Në mes të sezonit, Chelsea vendosi të ndryshojë trajner duke larguar Enzo Marescan për t’i bërë vend […]

Chelsea vijon të shpenzojë miliona në merkato, por drejtuesit e bluve janë të pakënaqur nga rezultatet. Ekipi londinez rrezikon jashtëzakonisht shumë që këtë sezon të qëndrojë jashtë Champions League, një përfundim i hidhur që pritet të ketë pasoja. Në mes të sezonit, Chelsea vendosi të ndryshojë trajner duke larguar Enzo Marescan për t’i bërë vend Liam Rosenior, por kjo lëvizje nuk rezultoi e goditur.

“The Sun” vjen me një lajm të bujshëm, me të përditshmen britanike që shkruan se drejtuesit e Chelsea-t po mendojnë të ndryshojnë edhe një herë trajner në fund të këtij sezoni. Dëshira e tyre është të transferojnë në Londër, Diego Simeonen. Prej 14 vitesh, trajneri argjentinas ka ditur gjithnjë të mbajë Atletico Madrid në nivele të larta, këtë e vërtetoi edhe këtë sezon teksa arriti të dërgojë ekipin në gjysmëfinalen e Champions League duke eliminuar Barcelonën.

Simeone vlerësohet shumë për karakterin e tij luftarak, një trajner që jep shpirtin në stol duke i marrë maksimumin ekipit të tij. Në çdo rast diskutimi do të bëhet në fund të këtij sezoni pasi fillimisht duhet kuptuar edhe dëshira e Diego Simeones, një trajner i lidhur shumë me Atletico Madrid.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.