Të paktën 50 tanke ruse futen në lindje të Ukrainës
Të paktën 50 tanke dhe pajisje të rënda ushtarake u futën në territorin ukrainas nga Rusia gjatë natës së djeshme, në ndërkohë të samitit të paqes në Minsk, njoftoi sot një zëdhënës ushtarak ukrainas.
“Të paktën 50 tanke, 40 raketalëshues shumëpërdorimësh tip ‘Grad’, ‘Uragan’ dhe ‘Smertch’ kaluan kufirin
ruso-ukrainas, në pikën e kontrolli ushtarak të Izvarinit, në rajonin separatist të Luganskut”, deklaroi zëdhënësi ushtarak, Andri Lisenko në një konferencë shtypi.
“Armiku vazhdon të forcojë pozicionet në zonat më të rrezikshme, në verilindje të Luganskut dhe pranë Debaltseves”, shtoi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.