roze

Të quhesh Clooney nuk mjafton

Edhe nëse quhesh Clooney, jo gjithmonë të hapen të gjitha dyert. Kështu, çifti George-Amal ka parë t’i refuzohet një tryezë në një restorant italian të Nju Jorkut.

1425550456clooney-amalSipas “Daily News”, çifti shpresonte në një prenotim të minutës së fundit, por restoranti ishte i tejmbushur dhe përdorimi i mbiemrit të njohur nuk shërbeu për asgjë, pasi menaxherët u përgjigjën “jo” pa asnjë ngurrim.

Megjithatë, George dhe Amal nuk shkuan në shtrat me barkun bosh, pasi specialitetet italiane i shijuan në orët e mëvonshme.

Aktori dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në Nju Jork për një event në Lincoln Center, gjatë të cilit u nderua aktori Paul Newman.

“Ishte një nga personat më të talentuar dhe më argëtues që kam njohur ndonjëherë”, komentoi Clooney.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button