☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 92.83 ▼2.85%
ARI 4,673 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,525 ▼ -0.87% ETH $2,157 ▼ -1.94% XRP $1.4580 ▼ -0.44% SOL $89.5800 ▼ -0.81%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.83 ▼2.85 % ARI 4,673 ▲1.46 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.83 ▼2.85 % ARI 4,673 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Bota

TEHERAN – Irani shqyrton vendosjen e tarifave për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

TEHERAN, 19 mars /ATSH-AA/ – Irani po shqyrton një projektligj që do t’u kërkonte vendeve të paguajnë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën strategjike të Hormuzit.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare ISNA, një projektligj parashikon vendosjen e tarifave për anijet që përdorin këtë korridor detar jetik, një nga rrugët më të rëndësishme në botë për furnizimet globale me energji.

Një deputet nga Teherani tha se propozimi synon të vendosë pagesa dhe taksa ndaj Iranit nëse ngushtica përdoret si “kalim i sigurt” për transportin detar, energjinë dhe zinxhirët e furnizimit me ushqim. Ai tha se vendet që përfitojnë nga siguria e tranzitit detar përmes ngushticës “duhet t’i paguajnë tarifa dhe taksa Iranit”.

Propozimi vjen ndërsa përshkallëzimi rajonal është intensifikuar që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri tani rreth 1.300 persona, përfshirë udhëheqësin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa në të gjithë rajonin dhe ka mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës që zakonisht përpunon rreth 20 milionë fuçi në ditë dhe afërsisht 20 për qind të tregtisë globale të gazit natyror të lëngshëm, duke tronditur tregjet globale të energjisë.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.