🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,572 ▼0.05%
DOW 46,459 ▼0.23%
NASDAQ 21,826 ▼0.07%
NAFTA 110.96 ▲10.83%
ARI 4,697 ▼2.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,030 ▼ -1.56% ETH $2,059 ▼ -3.35% XRP $1.3063 ▼ -3.12% SOL $79.1400 ▼ -5.73%
S&P 500 6,572 ▼0.05 % DOW 46,459 ▼0.23 % NASDAQ 21,826 ▼0.07 % NAFTA 110.96 ▲10.83 % ARI 4,697 ▼2.41 % S&P 500 6,572 ▼0.05 % DOW 46,459 ▼0.23 % NASDAQ 21,826 ▼0.07 % NAFTA 110.96 ▲10.83 % ARI 4,697 ▼2.41 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Telekom Srbija ofertë për Telekom Albania: Propozimi po shqyrtohet

“Telekom Serbia synon që të pozicionohet si një lider rajonal në fushën e telekomunikacioneve. Ne kemi dorëzuar një ofertë, e cila është në shqyrtim”, thuhet në njoftim.

Telekom Albania zotërohet plotësisht nga Deutsche Telekom përmes grupit grek “OTE”. Pak ditë më parë, ky grup konfirmoi zyrtarisht ekzistencën e negociatave me palë të tjera për një shitje të mundshme të Telekom Albania, por pa dhënë detaje. Burime jo zyrtare thonë se aktualisht në garë për të blerë ish AMC-në janë tre kompani, por kandidati kryesor përflitet Telekomi Serb.

Sipas këtyre burimeve këto ditë pritet të mbërrijnë në Tiranë drejtues të Deutsche Telekom dhe Telekomit Serb për të kërkuar nga qeveria shqiptare dhënien e pëlqimit për një marrëveshje të mundshme.

Telekom Albania është  operatori i dytë më i madh i komunikimeve elektronike në vend duke zotëruar rreth 24 për qind të tregut. Por vitin e kaluar kompania raportoi një humbje prej rreth 36 milionë eurosh, pas një fitimi minimal prej 1.2 milionë eurosh që raportoi në 2016-ën. Tregu i vogël, rezultatet e dobëta financiare, por edhe problemet me klimën e biznesit duket se janë dhe arsyet kryesore se pse gjiganti gjerman Deutsche Telekom ka vendosur të largohet nga Shqipëria duke e nxjerrë kompaninë në shitje.

1 Koment

  • MARTINI 04 October 2018, 04:47

    JOOOO....!!!!!!!!
    NE ASNJE MENYRE SERBET NUK DUHET TE KEN AKSES NE INFORMACIONIN DHE INTELIGENCEN SHQIPETARE. KJO ESHTE TRADHETI. JO CDO GJE DUHET TE MATET ME PARA, MOR POLITIKANE TE PA UDHE. PO TJA SHESIS SERBISE TELEKOMIN, ESHTE BARAZA TJA JAPISH UDB-SE SERBE TE GJITHA INFORMACIONET E GATESHME.
    MBNLIDHNI MENDJEN MOR TE PA NGOPUIR!!!!!!!!!!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.