☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,011 ▲ +0.07% ETH $2,044 ▼ -0.35% XRP $1.3017 ▼ -0.91% SOL $79.8400 ▼ -0.13%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tensione në gjyqin ndaj dy mjekëve të “Koço Gllozhenit”

Është tensionuar situata në gjykatën penale të Tiranës në seancën e parë gjyqësore kundër dy mjekëve të maternitetit “Koço Gllozheni”, nën akuzë për mjekim të pakujdesshëm të Dorjana Hakës, e cila ka ndërruar jetë gati një vit më parë.

Të afërmit e të ndjerës, që u nda nga jeta në moshën 25 vjeç kanë reaguar me fyerje ndaj mjekëve në sallën kryesore të gjykatës, për shkak se gjatë seancës avokatët e tyre kërkuan riekspertim.

Prindërit e Dorjana Hakes e konsiderojnë këtë lëvizje të avokatëve, si taktikë që dy të pandehurit t’i shpëtojnë drejtësisë.

Mjekët që janë marrë të pandehur nga Prokuroria, janë gjinekologu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba.

Sipas Prokurorisë, dy mjekët kanë futur pacienten për lindur në operacion, pa ndjekur protokollin mjekësor dhe pa kryer analizat e nevojshme.

Pas operacionit gruaja, e cila solli në jetë një djalë, ka gjetur vdekjen. Për Prokurorinë mjekët që e operuan atë nuk e ndoqën gjendjen e saj shëndetësore edhe pas lindjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.