Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,727 ▲ +0.38% ETH $2,003 ▼ -0.08% XRP $1.3376 ▲ +0.03% SOL $82.4300 ▼ -0.88%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Tensionet mes Koreve, Veriu lëshon raketa në det në shenjë force

Mes tensioneve të reja në gadishull, Korea e Veriut lëshoi në det si paralajmërim 7 raketa tokë-ajër. Episodi vjen në ditën e fundit të stërvitjes së përbashkët ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

1426240446raketat-veriu-jugu-koreteEventi i përvitshëm, të cilin Peniani e përshkruan si “prova gjenerale për pushtim”, ka sjellë gjithmonë tendosje të situatës mes dy Koreve. Kundërshtinë e tij ndaj manovrave, vendi komunist e tregoi edhe në çeljen e stërvitjes këtë fillimmuaji, kur lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Udhëheqësi Kim Jong-un besohet të ketë qenë i pranishëm në momentin e lëshimit të raketave, këtë të premte, të nisura nga brigjet lindore të vendit. Korea e Jugut bën të ditur se raketat ishin të tipit SA-2 apo SA-3, me rreze prej “disa kilometrash”, ashtu sikurse dhe një SA-5, me rreze veprimi prej 200 km.

Ndërsa në median koreano-veriore nuk ka pasur asnjë raport për testime, një zëdhënës i qeverisë së Jugut tha për “AFP” se “e shohim këtë veprim si një tjetër shfaqje force të Veriut kundrejt stërvitjes së përbashkët tonën me SHBA-të”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.