☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.87 ▼0.98%
ARI 4,601 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,614 ▼ -1.44% ETH $2,034 ▼ -1.28% XRP $1.3120 ▼ -3.33% SOL $82.0400 ▼ -2.8%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.87 ▼0.98 % ARI 4,601 ▲0.96 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.87 ▼0.98 % ARI 4,601 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Tentoi të trafikonte kanabis drejt Malit të Zi, arrestohet 43-vjeçari

 Policia Kufitare në Muriqan, ka parandaluar dhe goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia gjithashtu ka arrestuar në flagrancë 43-vjeçarin që tentoi të trafikonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, në drejtim të Malit të Zi.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në zbatim të masave shtesë për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohet në pikat  e kalimit kufitar, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm, në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, një automjet me të cilin dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. K., 25 vjeç dhe pasagjer shtetasin Sh. K., 43 vjeç, në çantën e këtij të fundit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 43 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.