Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,659 ▲ +0.32% ETH $2,001 ▼ -0.11% XRP $1.3365 ▼ -0.02% SOL $82.4200 ▼ -0.85%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi: Ideologjitë nacionaliste e religjioze duan t’a shfrytëzojnë vakumin e BE-së në Ballkan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Suedinë.

“Suedia ka përkrahur Kosovën vazhdimisht dhe për këtë jemi mirënjohës përgjithmonë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Me kryediplomaten e Suedisë, presidenti Thaçi ka folur edhe për zhvillimet në rajon, për dialogun me Serbinë dhe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Kemi marrëdhënie të mira me shtetet fqinje, ndërsa me Serbinë jemi të angazhuar në procesin e dialogut”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “është koha për një kualitet tjetër të dialogut dhe ai duhet të kthehet në proces për pajtim, miqësi dhe bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo.

“BE duhet të mbajë rol qendror në procesin e dialogut”, theksoi presidenti Thaçi.

Ndërsa, nga Bashkimi Evropian, presidenti Thaçi ka thënë se po kërkojmë dialog të sinqertë dhe strategjik, që sjell integrimin e rajonit në BE.

“E kuptojmë që BE është e lodhur me zgjerimin. Por, aspirata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së nuk bën të pësojë për shkak të kësaj lodhjeje. Vonesa e BE-së për të afruar rajonin e Ballkanit Perëndimor është kërcënim për sigurinë. Vakumin që lë BE-ja po nxitojnë ta zënë ideologji tjera, nacionaliste dhe religjioze”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ministrja Wallström, presidenti Thaçi ka kërkuar përkrahje edhe për bindjen e pesë shteteve të mbetura të BE-së për njohjen e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.