Kosova

Thaçi tërhiqet: Nuk e kam përmendur ‘Shqipërinë e Madhe’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për shtypin serb, ka thënë se Serbia po e përdor “Shqipërinë e Madhe” për legjitimimin e “Serbisë së Madhe”.

Ai u shpreh se kjo është një fantazmë që Serbia e mban gjallë dhe e ushqen për shkak se i shërben interesit të saj për legjitimimin e Serbisë së madhe, e cila tani funksionon nën hundët e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Kjo frymë është e përbërë nga Serbia dhe fryma e keqe që mban Serbinë për të shërbyer interesat e saj për të legjitimuar një Serbi të Madhe e cila tani vepron nën hundët e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare”, ka deklaruar Thaçi gjatë një interviste për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

Presidenti i Kosovë deklaron gjithashtu se Serbia nuk ndahet dot nga e shkuara e saj dhe se e shikon rajonin si armik.

“Serbia duhet të ndahet nga e kaluara e saj dhe të kthehet drejt një të ardhme të re. Kjo do të thotë që të heqë dorë nga politika që e sheh rajonin si armik. Çdo komb duhet parë si një mundësi bashkëpunimi për forcimin e paqes, stabilitetit, të drejtësisë dhe progresit”, shtoi ai.

Ai tha se BE-ja po e lejon Ballkanin të përfshihet nga ndikime të tjera.

“Ne duam të forcojmë paqen dhe stabilitetin në vendin tonë dhe në të gjithë rajonin. Kjo është arsyeja pse ne duhet të angazhohemi që sa më shpejt të anëtarësohet në NATO dhe BE”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se në diskursin e tij politik nuk e ka përmendur Shqipërinë e madhe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button