☁️
Tiranë 12°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,612 ▲0.85%
DOW 46,534 ▲0.89%
NASDAQ 22,007 ▲1.13%
NAFTA 89.93 ▼2.62%
ARI 4,560 ▲3.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,798 ▲ +2.61% ETH $2,162 ▲ +2.57% XRP $1.4114 ▲ +1.75% SOL $91.7100 ▲ +3.11%
S&P 500 6,612 ▲0.85 % DOW 46,534 ▲0.89 % NASDAQ 22,007 ▲1.13 % NAFTA 89.93 ▼2.62 % ARI 4,560 ▲3.58 % S&P 500 6,612 ▲0.85 % DOW 46,534 ▲0.89 % NASDAQ 22,007 ▲1.13 % NAFTA 89.93 ▼2.62 % ARI 4,560 ▲3.58 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Thahet Fierza, rekord importesh në korrik me çmim 9 euro me shume se bursa

Rënia e nivelit të ujit në basenin e Firezës ka rikthyer fuqishëm importet e energjisë këtë verë. Importet nga OSHEE shënuan rekordin e viteve të fundit duke tenderuar 16 milionë euro për muajin korrik.

Vitin e fundit ishte vënë re një stabilzim i çmimeve të importit i harmonizuar me bursat. Po tenderi i fundit i OSHEE për muajin korrik faturoi një çmim mesatar 56.95 euro për MW, teksa çmimi i bursës së Hungarisë që është referencë për ankandet në Shqipëri për muajin korrik parashikohet 48.84 euro për MW (diferenca rreth 9 euro).

OSHEE e importoi energjinë e korrikut plot 10 euro më shumë se çmimi në bursa, diferenca më e madhe e vërejtur gjatë viteve të fundit.

Totali i energjisë elektrike e ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për periudhën 28 qershor 2017 deri 31 Korrik 2017 ishte 285,600 MWh dhe e konvertuar në vlerë monetare 16,396,758 Euro (vlera pa TVSH), me çmimi mesatar prej 57.41 eu/MWh (59.54 eu/NWh për  periudhen 28-30 qershor 2017 dhe 57.21 Eu/MWh për përiudhën 01-31 Korrik 2017).

Në vijim të kontratave të lidhura, shoqëritë Devolli Hydropower, EFT AG, GSA shpk, GRID Energy,  GEN-I Tirana shpk dhe AXPO doo Beograd  do të fillojnë lëvrimin e energjisë elektrike në OSHEE sh.a., sipas kontratave perkatese dhe kushteve  të përcaktuara.

OSHEE njofton se shoqërive GRID Energy dhe GEN-I Tirana nuk iu pranua sasitë prej nga 5 MW në profilin band kurse shoqërisë NOA Energy Trade nuk iu pranua e gjithë sasia e ofruar për shkak të plotësimit të sasisë së kërkuar nga shoqerisë të tjera me çmim/njësi më të ulet.

Nga parashikimi i ngarkeses totale në rrjetin e shpërndarjes, duke zbritur parashikimin e prodhimit të enegjisë së prodhuar nga Prodhuesit me Përparësi të Energjisë Elektrike dhe parashikimin e prodhimit e KESH sh.a, furnizimi i pjesës së mbetur te ngarkeses me energji elektrike do të realizohet nga blerja në në import.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.