🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,441 ▲1.53%
DOW 45,726 ▲1.13%
NASDAQ 21,227 ▲2.08%
NAFTA 104.30 ▲1.38%
ARI 4,648 ▲1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,162 ▼ -0.28% ETH $2,069 ▲ +0.23% XRP $1.3200 ▼ -1.7% SOL $81.3600 ▼ -3.25%
S&P 500 6,441 ▲1.53 % DOW 45,726 ▲1.13 % NASDAQ 21,227 ▲2.08 % NAFTA 104.30 ▲1.38 % ARI 4,648 ▲1.98 % S&P 500 6,441 ▲1.53 % DOW 45,726 ▲1.13 % NASDAQ 21,227 ▲2.08 % NAFTA 104.30 ▲1.38 % ARI 4,648 ▲1.98 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Film

The Crow”, filmi kult dhe tragjedia që i mori jetën Brandon Lee në set xhirimi

I errët, poetik dhe i paharrueshëm, filmi kult The Crow mbetet një nga veprat më ikonike të viteve ’90, me historinë e një muzikanti që rikthehet nga vdekja për të kërkuar drejtësi. Por pas suksesit të tij qëndron një tragjedi reale që tronditi Hollywood-in.

Më 31 mars 1993, aktori amerikan Brandon Lee humbi jetën në mënyrë aksidentale gjatë xhirimeve të filmit. Sipas dëshmive nga ekipi i realizimit, ai u qëllua në bark gjatë një skene, kur një armë që supozohej të përdorte fishekë bosh kishte në tytë një fragment të mbetur nga një plumb i mëparshëm. Projektili i shkaktoi plagë fatale dhe Lee ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Producenti i filmit, Jeff Most, e kujton momentin e fundit kur e pa aktorin gjallë, vetëm pak para aksidentit, duke e përshkruar atë si një kujtim të çuditshëm dhe të dhimbshëm. “Ishte një natë e tmerrshme… e pabesueshme që një aksident i tillë mund të ndodhte”, është shprehur ai, duke shtuar se e gjithë skuadra mbeti e shkatërruar nga humbja e një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm.

Djali i legjendës së arteve marciale Bruce Lee, Brandon Lee ishte në prag të një suksesi të madh ndërkombëtar. Ai kishte spikatur në filma aksion si “Rapid Fire” dhe “Showdown in Little Tokyo”, ndërsa roli i Eric Draven në “The Crow” pritej ta kthente në një yll të madh të kinemasë.

Një koincidencë tragjike e shoqëron historinë e familjes Lee. Edhe Bruce Lee ndërroi jetë në mënyrë të papritur në vitin 1973, në moshën 32-vjeçare, gjatë kohës kur ishte në kulmin e karrierës së tij. Ndryshe nga i biri, ai vdiq në Hong-Kong si pasojë e një reaksioni ndaj një medikamenti, por humbja e dy figurave kaq të mëdha në rrethana të papritura mbetet një nga historitë më të dhimbshme në botën e kinemasë.

Pas tragjedisë, xhirimet e “The Crow” u përfunduan me ndihmën e dublantit dhe efekteve speciale, ndërsa filmi u publikua në vitin 1994, i dedikuar Brandon Lee dhe të fejuarës së tij. Ai u kthye në një kult klasik dhe gjeneroi mbi 50 milionë dollarë në të ardhura globale.

Ngjarja çoi në ndryshime të rëndësishme në protokollet e sigurisë në industrinë e filmit, veçanërisht në përdorimin e armëve në set. Megjithatë, tragjedi të ngjashme, si ajo në xhirimet e filmit “Rust” në vitin 2021, tregojnë se rreziqet nuk janë zhdukur plotësisht.

Sot, më shumë se tri dekada më vonë, Brandon Lee kujtohet si një talent i jashtëzakonshëm i humbur para kohe, ndërsa “The Crow” vazhdon të mbetet një simbol i fuqishëm i ndërthurjes mes artit dhe fatit tragjik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.