☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $67,079 ▲ +0.86% ETH $2,026 ▲ +1.06% XRP $1.3545 ▲ +0.85% SOL $83.8600 ▲ +0.05%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

The Independent: Kishte diçka që fshihej pas një ndeshje futbolli!

the-independent-kishte-di-ccedil-ka-q-euml-fshihej-pas-nj-euml-ndeshje-futbolli_hdKori i fansave serbë thërriste “Dhoma gazi për shqiptarët”. Shqiptarët u përgjigjën: “Ne jemi më hajdutë dhe ju q… motrat”. Kjo ndodhte në një ndeshje futbollit në Shkup, në vitin 1999: konflikti në Kosovë ishte ndezur dhe ndjenjat ishin të larta. Përleshjet vijuan në rrugë.

Në atë kohë isha në Maqedoni me gazetarë të tjerë për të ndjekur fluksin e refugjatëve shqiptarë që vinin nga përtej kufirit, ndërsa ne prisnim ta kalonim atë me focat e Nato-s për në tokën e luftës. Një marrëveshje u arrit me Beogradin dhe dhuna u kufizua në disa vrasje dhe plaçkitje. Shihnim forcat serbe qe ktheheshin në shtëpi të zemëruara dhe të poshtëruara.

U kthyen më Kosovë disa herë të tjera. Ndërsa vitet kalonin, filluam të shihnim se armiqësitë e vjetra nuk harroheshin, por thjesht liheshin mënjanë. Grali i Shenjtë në rajon ishte hyrja në Bashkimin Evropian. Kroacia e arriti vitin e shkuar. Serbia, Bosnja dhe Shqipëria janë në proces.

Por ngjarjet në stadiumin Partizani të Beogradit, javën e shkuar, treguan se nuk duhet te jemi shumë optimistë.

Për kujtesë, një ndeshje eliminatore për Kampionatin evropian u ndërpre pas shpërthimit të një revolte që përfshiu lojtarët, tifozët dhe policët.

U nxit nga një dron që valviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, që përfshin edhe pjesë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi.

Pati zëra se vëllai i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, u arrestua si autor i ngritjes së dronit. Olsi Rama e përgënjeshtroi këtë duke thënë se ai “nuk kishte përdorur dron asnjëherë në jetë”.

Serbia kërkoi që ta fitonte ndeshjen në tavolinë, me rezultatin 3 – 0.

Ambasada shqiptare në Mal të Zi u sulmua, pati përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Vjenë, sikundër edhe në Maqedoni e Serbi.

UEFA, që mbron vendimin se loja duhet të vazhdonte, ka nisur një hetim duke kërcënuar ndëshkime për Serbinë dhe Shqipërinë.

“Politika nuk duhet të hyjë në futboll”, deklaroi një zyrtar. Por sporti nuk mund të ndahet nga politika dhe këtë e pranon edhe vetë UEFA, pasi ka vendosur të ndajë në hedhjen e shortit Spanjën nga Gjibraltari, Azerbajxhanin nga Armenia dhe Rusinë nga Gjeorgjia.

Një prej akuzave kryesore të bëra pas ndeshjes ishte politike. Një ministër serb u shpreh se ndeshja tregoi se Shqipëria nuk ishte “aq e pjekur” për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Protagonisti i negociatave me Brukselin ishte vetë kryeministri Aleksandër Vucic, i cili është i pranueshëm për perëndimin.

Por 14 vjet më parë, Vucic ishte në radhët e linjës së ashpër, si Ministër i Informacionit kohën e drejtimit të Sllobodan Millosheviçit.

Gjatë një darke në Beograd, vitin e shkuar, atëherë zëvendëskryeministër, ai më tha se ka qenë gjithë jetën e tij tifoz i Yllit të Kuq të Beogradit.

Në maj të vitit 1990, në atë që do të ishte ndeshja e fundit e futbollit përpara kolapsit të Jugosllavisë, skuadra serbe e Yllit të Kuq të Beogradit udhëtoi për në stadiumin kroat të Dinamos së Zagrebit.

Arkani, lideri i paramilitarëve serbë ishte i pranishëm në stadium. Ndeshja u ndërpre mes të disa prej skenave më të dhunshme që ishin parë në Evropë.

Vucic ka kaluar shumë kohë në Londër, si student. “Meqë Arsenali mbante bluza të kuqe, unë bridhja me një të tillë. Kuptova se nuk ishte një veprim i zgjuar, pasi jetoja në një lagje tifozësh të Çelsit. Por nuk ndodhi asgjë serioze: gjërat ishin ndryshe. Kuptova që në stadiumet angleze nuk kishte sllogane politike”, kujton ai.

Koret politike mund të konsiderohen si një koleksioni i pakuptimtë, dëgjohet të thuhet nga shumica e njerëzve.

Por parrulla si “Nigel Farage mund ta lërë BE–në kur të dojë” nuk funksionon edhe aq, apo jo?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.