🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,423 ▲1.25%
DOW 45,635 ▲0.93%
NASDAQ 21,149 ▲1.7%
NAFTA 104.33 ▲1.41%
ARI 4,647 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,869 ▼ -0.75% ETH $2,059 ▼ -0.37% XRP $1.3171 ▼ -1.83% SOL $81.0400 ▼ -3.71%
S&P 500 6,423 ▲1.25 % DOW 45,635 ▲0.93 % NASDAQ 21,149 ▲1.7 % NAFTA 104.33 ▲1.41 % ARI 4,647 ▲1.96 % S&P 500 6,423 ▲1.25 % DOW 45,635 ▲0.93 % NASDAQ 21,149 ▲1.7 % NAFTA 104.33 ▲1.41 % ARI 4,647 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thirrja e liderëve, nuk është kompetencë e Flora Brovinës

thirrja-e-lider-euml-ve-nuk-euml-sht-euml-kompetenc-euml-e-flora-brovin-euml-s_hdPërfaqësues të Bllokut opozitar thonë se nuk është në kompetencë të kryesueses Flora Brovina, thirrja e liderëve për një takim konsultues këtë enjte.

Ftesa për takim konsultativ mes liderësh të partive politike këtë të enjte nga kryesuesja Flora Brovina konsiderohet e pa bazë dhe jo kompetencë e saj nga ana e bllokut opozitar.

Ahmet Isufi nga AAK-ja i ka thënë Radio Kosovës se thirrja për takim konsultativ është tejkalim i kompetencës së zonjës Brovina që si kryesuese e seancës s`ka të bëjë asgjë me nivelin e kërkesës së saj për takim me liderët politik.

Sipas tij, Blloku nuk do t`i përgjigjet ftesës së Brovinës për konsultime por vetëm thirrjes për seancë konstituive.

“Ajo vetëm duhet ta respektojë rendin e ditës për të caktuar nga kryesia e kaluar dhe vetëm kaq është mandati i saj. Prandaj, kërkesa për t`i ftuar liderët politik është absurde sepse liderët politik mund t`i ftojë presidentja, mund të ftohen ata mes vete dhe jo kryesuesja e një mbledhje konstituive e Kuvendit”, tha ai.

Në anën tjetër, njohës të rrethanave politike theksojnë se ngërçi politik tashmë ka hyrë në një fazë delikate dhe janë duke u harxhuar të gjitha mundësitë për një zgjidhje të shpejtë.

Artan Muhaxhiri i ka thënë Radio Kosovës se presidentja Atifete Jahjaga do të duhej që të ndërhynte për zgjidhjen sa më shpejt të situatës së krijuar që pas zgjedhjeve të tetë qershorit.

“Presidentja Jahjaga e ka obligim kushtetues që të shndërrohet në një faktor uniteti dhe të tentoi të gjejë një zgjidhje. Në fund të fundit është e pamundur që të zgjidhet kjo bllokadë pa takimin e dy blloqeve kryesore, pra të koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe PDK-së”, theksoi ai.

Ndërkaq, Zyra e Presidentes Atifete Jahjaga bënë të ditur se Presidentja nuk do të ndërmjetësojë zgjidhjet ndërmjet subjekteve politike, meqë u takon vetë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të përmbushin pritjet e qytetarëve të vendit, për të gjetur zgjidhjet për konstituimin e Kuvendit, që hap rrugën e krijimit të institucioneve të reja.

Këshilltari i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu përmes postës elektronike, i ka thënë Radio Kosovës se në zbatim të Kushtetutës dhe në përputhje me mandatin e saj, me qëllim të garantimit të funksionimit demokratik të institucioneve, duke ruajtur pavarësinë dhe autonominë e secilit institucion, presidentja Jahjaga, në rast nevoje, kurdo që do të mund të ndodhte pengimi i funksionimit të shtetit dhe rrezikimi i proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi, nuk përjashtohet mundësia që të lehtësojë diskutimin me forcat politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.