☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.23 ▼1.89%
ARI 4,803 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,964 ▼ -0.3% ETH $2,136 ▲ +1.52% XRP $1.3442 ▲ +0.21% SOL $80.4700 ▼ -3.15%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.23 ▼1.89 % ARI 4,803 ▼0.22 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.23 ▼1.89 % ARI 4,803 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tiranë-Durrës, shefi i Antidrogës përplas për vdekje 17-vjeçarin

Policia-shqiptareNjë 17-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së martës në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, pasi në tentativë për të kaluar trafikndaresen, është përplasur nga një automjet me targa TR 1767 T, drejtuar nga Artan Shkëmbi, shefi i sektorit të Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Edhe pse mbikalimi ishte vetëm pak metra larg, viktima, i identifikuar si 17-vjeçari Eriglend Sinani, nuk ka preferuar të përdor atë, por ka kaluar në mes të autostradës, çka i ka shkaktuar dhe vdekjen.
Ndërkaq, menjëherë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, të cilat pasi kanë devijuar për disa minuta qarkullimin në këtë aks rrugor, kanë ndaluar dhe shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit, shefin e sektorit të Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Por veç prerjes së rrugës nga viktima, shkak për aksidentin dyshohet të jetë dhe shpejtësia e madhe me të cilin po lëvizte automjeti, edhe pse limiti i lejuar i shpejtësisë në atë aks rrugor është 60 km, dyshohet se Shkëmbi ka qenë me shpejtësi disa herë më të lartë se norma e lejuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.