Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,596 ▼ -0.03% ETH $2,057 ▲ +0.31% XRP $1.3192 ▲ +0.37% SOL $79.2800 ▲ +0.05%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tiranë, kërcënohet vajza e deputetit të PS-së

Shoqërohet autori pas kallëzimit në Komisariatin Nr. 2, dyshohet për motive pronësie

policiaMosmarrëveshjet me deputetin e Partisë Socialiste, Dashamir Peza, një 45-vjeçar mendoi t’i zgjidhte me anë të së bijës, të cilën e kërcënoi me jetë. Kështu, vajza e deputetit socialist është kanosur nga një person, i cili pasi u shoqërua nga policia, u vendos që të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Burime pranë policisë kryeqytetase bënë me dije se 31-vjeçarja Amantia Peza u kërcënua me jetë nga një person i quajtur Fatmir Shuli. Sipas policisë, 45-vjeçari e kanosi Pezën, pasditen e datës 24 nëntor, për shkaqe që fillimisht ishin të panjohura. Sipas të dhënave të policisë, procedimi pritet të referohet në prokurori dhe pas kësaj do të zbardhen edhe shkaqet e ngjarjes. Ndërkaq, nga të dhënat paraprake, burimet e policisë thanë për gazetën “Shqip” se 31-vjeçarja ka bërë kallëzim penal në Komisariatin Nr. 2 të Tiranës, ku është shprehur se personi që e kishte kërcënuar me jetë, i kishte përmendur një konflikt pronash me të atin. Të njëjtat burime të rezervuara të policisë shtuan se ende mbetet i paqartë motivi i kërcënimit të vajzës së deputetit socialist, porse paraprakisht deklarimet e saj se autori i kishte përmendur konflikte me të atin, i kanë çuar specialistët të nisin hetime serioze, duke kompletuar dosjen për ta dërguar në prokurori. Nga ana tjetër, priten edhe deklarimet e vetë deputetit Dashamir Peza në lidhje me këtë çështje, pasi për shkak të pozicionit të tij, mbetet që deputeti të paraqitet me dëshirën e tij në polici, për të dhënë deklarime shtesë, nëse ka. Për shkak të rrethanave të ngjarjes, policia nuk jep detaje të mëtejshme rreth mënyrës sesi është kërcënuar vajza, drejtpërdrejt apo me telefon, por fraza që “I thuaj babait që po nuk e sqaroi çështjen me mua, do të vras”, është fiksuar tashmë në dosjet policore. Ndërkaq, specialistët e policisë po shohin edhe shkallën e rrezikshmërisë së këtij personi, i cili nga marrja në pyetje, ka pranuar disa përplasje me familjen Peza. Kështu, vajza e Dashamir Pezës, Amantia Peza, që nga data 24 nëntor, është mbajtur nën vëzhgim nga ekspertët e Komisariatit Nr. 2 dhe që nga ajo ditë, nuk është konstatuar ndonjë tentativë tjetër e Fatmir Shulit për ta kërcënuar. Policia është në pritje të deklarimeve të tjera plotësuese dhe pas mbledhjes së provave do ta dërgojë dosjen në Prokurorinë e Tiranës, teksa është caktuar edhe pyetja e radhës e 45-vjeçarit Shuli, ku nuk përjashtohet një ballafaqim mes tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.