Kronika

Tiranë, policia plan masash në fundjavë, 6 të arrestuar

Policia Rrugore e Tiranës ndërmori një plan masash në fundjavë, për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Si rezultat mësohet se janë arrestuar 6 persona nga të cilët:

1 në gjendje të dehur, i cili për t’i shpëtuar arrestimit i ofroi 50 euro punonjësit të policisë rrugore,

1 për korrupsion pasi për t’i shpëtuar ndëshkimit për shkelje semafori i ofroi punonjësit të Policisë 2000 lekë të reja.

4 persona të pa pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 52 leje drejtimi nga te cilat: 

6 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur,
34 Leje Drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara (matur me radar),
si dhe 12 Leje Drejtimi për shkelje të ndryshme të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 1301 masa administrative, nga të cilat:
200 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
439 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit,
244 për shpejtësi tej normave të lejuara,
12 për shkelje të semaforit,
46 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

Janë ndaluar me masë administrative 6 mjete autobot që shpërndanin ujë në qytetin e Tiranës.

Policia Rrugore e Tiranës edhe në ditët në vijim do vijojë punën për parandalimin dhe ndëshkimin e çdo shkelësi të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button