Kronika
Tom Doshi padit Spartak Brahon për shpifje, Gjykata e Lartë hedh shortin për Kolegjin Penal
Gjykata e Lartë ka hedhur të mërkurën shortin për padinë e Tom Doshit ndaj Spartak Brahos.
Deputeti i Shkodrës ka akuzuar për shpifje kreun e Komisionit të Sigurisë, pasi Braho hodhi hije dyshimi mbi mënyrën se si Doshi kishte siguruar raportin mjekësor me të cilin justifikoi mungesën e tij në mbledhjen e Komisionit të Mandateve, që do të shqyrtonte kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij.
Shorti përcaktoi këtë Kolegj Penal: Medi Bici, Mirela Fana, Arjana Fullani, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli.