☁️
Tiranë 10°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.01 ▲0.58%
ARI 4,730 ▼3.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,062 ▼ -5.37% ETH $2,160 ▼ -6.96% XRP $1.4525 ▼ -4.69% SOL $89.1500 ▼ -5.32%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.01 ▲0.58 % ARI 4,730 ▼3.39 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.01 ▲0.58 % ARI 4,730 ▼3.39 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Kronika

Tom Doshi për herë të shtatë në prokurori

Deputeti socialist Tom Doshi, i cili ka denoncuar një komplot për eliminimin e tij fizik dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, u paraqit sot për herë të shtatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Deputeti-i-PS-se-Tom-Doshi-Foto-Agim-Dobi-ARKIV-525x350

Doshi pritet të vijojë dëshminë pas fakteve të paraqitura një ditë më parë. Këto prova, sipas tij provojnë pretendimet për skenarin e vrasjes së dy deputetëve.[poll id=”7″]

Një telefon celular, dhjetëra mesazhe telefonike si dhe disa pamje filmike, janë disa nga provat që Doshi la në tavolinën e punës së prokurorëve. Nëpërmjet këtyre provave, Doshi pretendon të bindë prokurorët, se faktet e denoncuara prej tij qëndrojnë dhe se është deputeti Frroku ai që e ka informuar për komplotin për vrasje si dhe e ka prezantuar me Durim Bamin.

Burime pranë grupit hetimor të Gazetës Shqiptare, thanë se Doshi dorëzoi disa mesazhe telefonike të shkëmbyera me deputetin Frroku, si dhe celularin në të cilin janë të ruajtura mesazhet. Sa u përket pamjeve, ende nuk janë këqyrur nga prokurorët, për të parë se çfarë përmban CD-ja e dorëzuar nga deputeti denoncues. Doshi u shfaq në derën e prokurorisë në orën 13:00 dhe u largua prej andej dy orë e 20 minuta më vonë. Nuk preferoi të fliste për mediat, por ajo çfarë është e sigurt, lidhet me faktin që dosjen e verdhë që mbante në duar e dorëzoi pranë grupit hetimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.