Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,560 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,543 ▲ +1.42% ETH $2,056 ▲ +2.8% XRP $1.3526 ▲ +1.3% SOL $84.2400 ▲ +2.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,560 ▲0.78 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,560 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Totozani: Të merrën masa për mbipopullimin e burgjeve

Avokati i Popullit, Igli Totozani deklaroi sot se “mbipopullimi nëpër mjediset e sigurisë në njësitë policore si dhe në IEVP-të në vend është një problematikë e pranishme, e prekshme dhe që ka nevojë imediate për t’u adresuar, pasi cënon respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria si dhe vështirëson edhe punën e punonjësve të këtyre institucioneve”.

Avokati-i-Popullit-Igli-Totozani-Foto-Agim-Dobi-525x3502Në deklaratën për medtiat, Totozani tha se përmes Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit Çnjerëzor dhe Poshtërues,  ka vëzhguar me anë të inspektimeve periodike dhe ad-hoc, respektimin e të drejtave dhe të standardeve që u ofrohen personave të privuar nga liria  në institucionet e IEVP dhe policisë.

Ai shtoi se mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, gjatë vitit 2014, ka kryer inspektime në të gjitha institucionet e privimit të ligjshëm të lirisë, përfshirë këtu të gjitha Komisariatet e Policisë dhe Drejtoritë e Policisë në Qarqet dhe ka konstatu se “ janë mbi kapacitetin zyrtar prej 4537, personash, aktualisht në IEVP mbipopullimi kap shifrën e 1340 persona që flenë përtokë, me dyshekë e në disa raste vetëm me batanije pa dyshekë apo me turne”.

Avokati i Popullit,  në respekt të ligjit ka dhënë disa rekomondime  për IEVP-të si “të merren masa të menjëhershme për të kufizuar mbipopullimin në IEVP dhe Paraburgime, të merren masa të menjëhershme për adresimin e situatës së mbipopullimit, në respekt të, Nenit 24 të  Ligjit nr. 8328 dt. 16.04.1998 ”Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”.

Po ashtu, Avokoti i Popullit ka lënë rekomondimesh edhe për Njësitë Policore si “Të merren masa të menjëhershme për respektimin në frymë dhe letër të Kodit të Procedurës Penale, kryesisht Neni 251 dhe neni 255 lidhur me procedurat dhe detyrimet e OPGJ-ve gjatë ndalimit/arrestimit të personave, masa për adresimin e situatës së mbipopullimit, masa për alokimin e fondeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.