🌫️
Tiranë 5°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,679 ▲ +1.03% ETH $2,006 ▲ +1.03% XRP $1.3360 ▲ +0.91% SOL $82.6700 ▲ +0.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Trafik armësh për në Siri, 8 të arrestuar

cipa=operacioniNjë arsenal i madh armësh e municionesh është sekuestruar gjatë ditës së premte nga Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në operacionin e koduar “Armëtari”.

Tetë persona kanë rënë në pranga, nën akuzën e trafikut të armëve dhe municioneve, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë: Sami Mema, 44 vjeç, me banim në Shijak; Artan Aruci, 42 vjeç, banues në Shijak, Durrës; Alban Mancja, 29 vjeç, banues në Durrës; Hergi Buli, 18 vjeç, banues në Shijak; Festim Mema, 19 vjeç, banues në Shijak; Shkëlqim Varaku, 44 vjeç, banues në Shijak; Çlirim Xhaja, 39 vjeç, banues në Tiranë; Ervin Xhaja, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë këtij operacioni, efektivët e policisë kanë mundur të sekuestrojnë në banesën e Sami Memës, në qendër të Shijakut, 6 armë zjarri tip Kallashnikov, 1 pistoletë TT, 5 pistoleta “minibloë”, 1 automatik “skorpions” me silenciator, 5 granata, 2 armë gjahu tip “Shotgun” si dhe sasi e konsiderueshme fitilash zjarrpërcjellës dhe municioni.

Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, ky grup kriminal dyshohet se mund të këtë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion edhe Sirinë.

“Hetimi e goditja e grupit kriminal të sipërpërmendur është realizuar duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, duke dokumentuar në këtë formë linjën e trafikimit të armëve dhe municionit. Nga të dhënat hetimore të administruara, ky grup kriminal dyshohet se mund të këtë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion edhe Sirinë”, tha drejtori Çipa.

Këto të dhëna, grupi hetimor i ka dokumentuar gjatë mbajtjes nën vëzhgim prej disa kohësh të personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim, ku janë ngritur edhe dyshimet për trafikimin e armëve në Siri.

Ndërkaq, hetimet janë duke vijuar për të zbuluar origjinën e armëve dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë rrjet të trafikut ndërkombëtar të armëve dhe municioneve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.