Trafik telefonash dhe parash, arrestohet infermeri shqiptar i burgut në Itali
Një infermier shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Shqiptari mësohet se ishte ishte infermier në burgun e Operas.
Oficerët e burgut e kishin mbajtur nën vëzhgim atë për ca kohë pas takimit me një bashkëatdhetar 44-vjeçar. Ai kishte për të marrë një “paketë” nga i burgosuri që do të dorëzohej pas hekurave. Në këtë pako u gjetën 5 telefona celularë, tre me madhësi të plotë dhe dy me madhësi mikro.
Gjithashtu u gjet një karikues dhe 1,700 euro në kartëmonedha 20 dhe 50 euro. Sipas hetimeve, ato ishin të destinuara për të burgosurin shqiptar, Shemsi Karaj, i cili po vuan dënimin e tij deri në nëntor 2027.
Korrieri dhe marrësi u arrestuan në flagrancë për bashkëpunim. Infermieri rrezikon gjithashtu të përballet me akuza për korrupsion.
The post Trafik telefonash dhe parash, arrestohet infermeri shqiptar i burgut në Itali appeared first on Euronews Albania.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.