🌫️
Tiranë 4°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,711 ▲ +1.04% ETH $2,007 ▲ +1.04% XRP $1.3373 ▲ +1.04% SOL $82.7300 ▲ +0.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Trafiku i drogës, Llalla: Grupet kriminale kriminale po përdorin teknologjinë

Gjatë konferencës Ndërkombëtare të Prokurorëve që organizohet për herë të parë nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, Adriatik Llalla foli për situatën ndaj drogës. Konferenca kishte si temë “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale që përdorin internetin” dhe në të morën pjesë prokurororë nga Europa. Gjatë fjalës së tij, kryeprokurori Adriatik Llalla tha përpara të pranishmëve se Shqipëria tashmë është në një fazë të rëndësishme të forcimit të sistemit penal. Sipas tij, ka vullnet të plotë të shprehur politik, për të luftuar krimin e organizuar dhe sidomos trafikun e narkotikëve.

“Në vitin 2016, ligjvënësit miratuan një prej paketave ligjore më të rëndësishme në dy dekadat e fundit-Reformën në Drejtësi. Kuadri i ri ligjor është i azhornuar me praktikat më të mira europiane. Ai synon forcimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit vendas, krimit të organizuar, si edhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Zoti Xhejms Hamilton, i cili është i pranishëm sot këtu, ka dhënë një kontribut të çmuar, së bashku me kolegët e tij të Komisionit të Venecias, për hartimin e një kuadri ligjor efikas për Shqipërinë. Gjithashtu, në vendin tonë, aktualisht ka një vullnet të plotë të shprehur politik, për të luftuar krimin e organizuar dhe sidomos trafikun e narkotikëve, – tha Llalla. – Autoritetet shqiptare tashmë kanë hartuar një strategji kombëtare kundër trafikut të narkotikëve dhe zbatimi i saj, kërkon, domosdoshmërisht edhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Prokuroria Shqiptare ka një praktikë të konsoliduar bashkëpunimi me partnerët e huaj. Zoti Kataldo Mota, zyrtar i lartë prej shumë vitesh i Antimafias Italiane, i cili gjithashtu është sot i pranishëm në këtë Konferencë, ka qenë një prej nxitësve kryesorë të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar. Në çdo vizitë që ka zhvilluar në Tiranë, zoti Mota ka kërkuar angazhimin gjithnjë e më të madh të autoriteteve shqiptare. Unë i shpreh falënderimet e mia për rolin e tij domethënës në luftën kundër krimit të organizuar rajonal”, – u shpreh Lllala.

Konferenca e Tiranës do të përqendrohet në forcimin e mekanizmave hetimorë për organizatat dhe grupet kriminale që përdorin internetin për veprimtarinë e tyre kriminale. Teknologjia ka përmirësuar jetën dhe shërbimin për qytetarët, por nga ana tjetër, në duart e grupeve kriminale, ajo është shndërruar në një mjet efikas për t’iu shmangur agjencive të zbatimit të ligjit. Për këtë arsye, strukturat hetimore janë të detyruara që të realizojnë bashkëpunim shumë të ngushtë dhe shkëmbim të dhënash në kohë reale për të pasur rezultate pozitive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.