☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,408 ▲1.26%
DOW 51,970 ▲0.73%
NASDAQ 25,051 ▲2.49%
NAFTA 83.94 ▼0.62%
ARI 4,169 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,856 ▲ +1.49% ETH $1,923 ▲ +1.78% XRP $1.0937 ▲ +2.56% SOL $74.7700 ▲ +2.48%
S&P 500 7,408 ▲1.26 % DOW 51,970 ▲0.73 % NASDAQ 25,051 ▲2.49 % NAFTA 83.94 ▼0.62 % ARI 4,169 ▲1.75 % S&P 500 7,408 ▲1.26 % DOW 51,970 ▲0.73 % NASDAQ 25,051 ▲2.49 % NAFTA 83.94 ▼0.62 % ARI 4,169 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Kronika

Tragjedia në Shkodër/ Zbardhen detaje nga hetimi për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, ekspertiza nxjerr shkakun e zjarrit

Muret e veshura nga tisi i dhimbjes së vdekjes së nënës dhe dy fëmijëve të saj 1 dhe tre vjeç përcollën nga larg kortezhin drejt banesës së fundit të tyre. Ngjarja nuk tronditi vetëm Shkodrën.

Zjarri i rënë pas shpërthimit të bombulës së gazit u vlerësua si aksidental por nuk munguan as hetimet për të verifikuar gjithë ngjarjen. Nga Tirana u nis një grup ekspertësh, i cili analizoi të gjitha të dhënat.

Çifti kishin disa ditë që ishin kthyer nga Gjermania prej datës 16 korrik dhe në Domen kishin shkuar për tu kujdesur për shtëpinë.  Në momentin e përhapjes tragjike së flakëve bashkëshorti ndodhej 300 metra më tej duke pastruar barishtet ku ishte me të atin dhe një të afërm. Nga verifikimet rezultoi se në ato momente nuk kishin fushëpamje të objektit.

Ekspertiza paraprake ka treguar se rrjedhja e gazit e kombinuar me një shishe benzine të ndodhur pranë ka shkaktuar një përhapje të menjnëhershme të flakëve. Nëna duket se ka qenë e pamundur të shpëtojë dy vogëlushët e të tre kanë humbur jetën në strehën e të parëve të të atit.

Megjithatë në dëshmitë e para nuk munguan pretendimet. Nëna e 24 vjeçares ka ngritur pretendime se Bleona Çelaj kishte disa kohë që dhunohej nga bashkëshorti.

Madje ka shtuar se donte ta merrte se bashku me dy fëmijët. Nga ana tjetër bashkëshorti në dëshmi ka shtuar se nuk kanë pasur konflikt në çift. Burimet nga grupi hetimor thanë se gjendja e tij psikologjike është tejet e rënduar.

Gjithçka ka kaluar në filtrin e hetimeve ku ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë element që të shtynte dyshime të mëtejshme.

Policia ka sekuestruar provat materiale, një copë të bombolës që është kryesorja dhe sende të tjera që janë gjetur jashtë të cilat janë dërguar në Tiranë për ekspertizë të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.