☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $67,123 ▲ +0.94% ETH $2,031 ▲ +1.35% XRP $1.3549 ▲ +0.97% SOL $83.9700 ▲ +0.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Trajnimi i nëpunësit civil, rrit kapacitetet e administratës

Milena-Harito4Procesi i trajnimit të nëpunësve civilë synon të përbëjë një vlerë të shtuar dhe një instrument në rritjen e kapaciteteve të administratës publike.
Një tryezë e rrumbullakët e organizuar sot nga Departamenti i Administratës Publike, me mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit, shkëmbeu ide rreth hartimit të programit të trajnimit të detyrueshëm për nivelin e mesëm dhe të lartë drejtues, bazuar në nevojat reale për trajnim të këtij grupi, si dhe vendosjen e bazave për përgatitjen e programit të trajnimit për Trupën e Nivelit Drejtues, që do të zbatohet vitin e ardhshëm.
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito foli për rëndësinë e reformës në administratën publike dhe zhvillimin rrënjësor të saj. Trajnimet, sipas saj, duhet të jenë koherente dhe me efikasitet të lartë, dhe duhet të përkthehen në rezultate konkrete të rritjes së cilësisë së shërbimeve publike.
Rekomandimet në këtë tryezë do të përdoren në hartimin e kurrikulës së trajnimit për grupin e nëpunësve civilë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.