☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.69 ▼1.43%
ARI 4,782 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Trajnimi i pilotëve të helikopterit Cougar, Kodheli certifikatë mirënjohje për major Thirry Solignac

Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar sot një ceremoni e veçantë me rastin e largimit nga Shqipëria të pilotit të Forcave Ajrore të Francës, major Thirry Solignac, i cili shërbeu për disa kohë për trajnimin e plotëve shqiptarë të helikopterit Cougar.

Me këtë rast, ministrja Kodheli i ka akorduar pilotit francez “Certifikatën e Mirënjohjes”, me motivacionin: “Për kontributin e shkëlqyer në implementimin me sukses të trajnimit të pilotëve të helikopterit COUGAR (AS32AL) të Forcës Ajrore Shqiptare, duke marrë pjesë në operacione dhe duke rritur nivelin e bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura të Francës”.

Ministrja Kodheli duke i dorëzuar “Certifikatën e Mirënjohjes” major Thirry Solignac, theksoi se, “ka qenë një kënaqësi e veçantë që kemi pasur në gjirin tonë një ushtarak të denjë për të mësuar e drejtuar trupën e re të pilotëve të Forcës tonë Ajrore”.

“Helikopteri Cougar është bërë një simbol i mjetit tonë ushtarak fluturues më të rëndësishëm dhe ky helikopter nuk mund të konceptohet ndryshe veçse si një binom Cougar-Thirry. Piloti Thirry ka ditur të jetë një shok i mirë, përveçse një trajner i mirë, ai ka mësuar një shqipe perfekte dhe kjo gjë vetëm se e nderon atë. Gjithashtu ai ka ditur të lëvizë nëpër territorin e Shqipërisë, duke prekur realitete të ndryshme dhe këtë gjë e ka bërë me dashurinë jo vetëm të një ushtaraku të devotshëm, por edhe të një njeriu fisnik”, ka nënvizuar Kodheli.

Në përfundim të fjalës së saj, ministrja, duke iu drejtuar dhe njëherë pilotit Thirry Solignac është shprehur se, ju do të jeni i mirëpritur sa herë që do të dëshironi të vini në Shqipëri.

Nga ana e tij, majori Thirry Solignac falënderoi Shtabin e Përgjithshëm të FA dhe Komandën e Forcës Ajrore, veçanërisht ministren e Mbrojtjes Kodheli për vlerësimin që po bëjnë punës së tij gjatë gjithë kohës së qëndrimit pranë Forcës Ajrore, duke trajnuar pilotët e helikopterëve Cougar.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, zv.komandanti i Forcës Ajrore, kolonel Mehmet Metko, atasheu ushtarak francez në Tiranë, kolonel Daniel Venturi, si dhe drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.