🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 79.51 ▼0.11%
ARI 4,034 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,828 ▼ -0.23% ETH $1,923 ▲ +1.99% XRP $1.1147 ▲ +0.42% SOL $77.4000 ▼ -1.14%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.51 ▼0.11 % ARI 4,034 ▼0.45 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.51 ▼0.11 % ARI 4,034 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

Tre protesta kundër Ramës/

Të gjithë duan rrëzimin e Edi Ramës, por betejën kanë vendosur ta bëjnë të ndarë. Adriatik Lapaj protestën ditore pret ta shndërrojë në masive të shtunën.

Shënjestra e Arlind Qorit është Parlamenti që hap dyert të hënën. Fundi i janarit është rezervuar nga demokratët. Qëllimi i njëjtë, por kalendari i protestave opozitare nuk ka pikë takimi.

“Historia e dekadës së fundit të Shqipërisë ka parë koalicione, bashkime, pazare nga më të paskrupulltat. Njerëz që i thonë njëri-tjetrit aleat, vëllezër, motra, dhe pastaj shahen dy-tre muaj, çfarë nuk thonë për njëri-tjetrin. Për këtë arsye kemi refuzuar bashkimin e kryetarëve dhe kërkojmë bashkimin e popullit, të njerëzve të ndershëm dhe të punës”, u shpreh Qori.

“I vetmi kusht logjik që kemi vendosur. Dhe nuk e kemi vendosur ne, por e vendos shoqëria, është që ta lëmë partinë tek selia, sepse ka një kohë për partinë, që janë zgjedhjet, dhe ka një kohë për Shqipërinë, që është nevoja për zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie tranzitore dhe një reformim përfundimtar për ta lënë tranzicionin pas”, tha Lapaj.

Pika tjetër ku ndahen është koha kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Arlind Qori kërkon një betejë të shpejtë pa pritur qeverinë teknike, të cilën e sheh si një ujdi mes të mëdhenjve.

Qori shtoi: “Le ta nisim nga zgjedhjet e parakohshme, Edi Rama është në ditën e tij më të vështirë dhe hekuri duhet të trihet sa është i nxehtë. Në këtë pikë të dobët ku është Rama, kam besimin se ai nuk do të siguronte dot shumicën për të qeverisur. Praktikisht, Qeveria Teknike në kushtet e Shqipërisë do të thotë bashkëqeverisje Rama-Berisha. Pra, të bashkojnë votat në Parlament dhe të bëjnë të mundur ndryshimet e Kushtetutës në favor të tyre. Qeveria teknike do të ishte rasti i artë që të shkatërrojnë reformën në drejtësi për t’i shpëtuar burgut”.

Adriatik Lapaj ka qasje tjetër. Propozon qeveri tranzitore, po ku ndryshon nga ajo teknike?

“Në kushtet ku është vendi sot, politikisht, zgjidhja do të ishte një qeveri tranzitore, një qeveri e përbërë nga intelektualët më të mirë brenda dhe jashtë vendit, përtej partive politike, me një mandat të qartë 12-mujor për të përgatitur zgjedhjet e para të lira dhe demokratike. Ku dallon nga qeveria teknike? Qeveria teknike përbëhet nga përfaqësues teknikë që propozohen dhe janë praktikisht pjesë e partive politike”, u shpreh Lapaj.

Qeveria teknike artikulohet nga Sali Berisha, eksperiment të tillë e pa të zbatuar pjesërisht në 2017, kur Edi Rama dhe Lulzim Basha firmosën paktin e 17 Majit, i cili nuk solli rotacionin e kërkuar nga demokratët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.