Tregtarët në protestë për kasat fiskale dhe gjobat; paralajmërojnë përshkallëzim të protestave
Tregtarët në dy pikat kryesore të tregtisë me pakicë brenda Tiranës, te medreseja dhe Rruga e Çamëve, kanë dalë në protestë. Arsyet lidhen me ndryshimet në ligjin e Procedurave Tatimore, përkatësisht për kasat fiskale dhe gjobat. Tregtarët duke cituar se ligji ri është represiv për bizneset, gjithashtu kanë paralajmëruar edhe protesta para Kryeministrisë të premten në orën 9, duke thënë që “nuk duhet të dorëzohemi para qeverisë”. Paketa fiskale e cila po hartohet nga qeveria ka ngjadhur indinjate edhe ne rrethe te tjera te vendit. Nderkohe paketa fiskale eshte kontestuar edhe nga biznese te fuqishme, por edhe nga shoqata biznesi, te cilet i shprehen pakenaqesite edhe ne takimin me Kryeministrin Edi Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.