⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,701 ▼ -0.13% ETH $2,236 ▲ +0.21% XRP $1.1556 ▼ -2.7% SOL $89.4100 ▼ -1.34%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

TRIESTE – Dal Mas: Nëse BE-ja nuk përshpejton zgjerimin, vendet e Ballkanit mund të shkojnë diku tjetër

TRIESTE, 9 shtator /ATSH-ANSA/ – Nëse nuk nxitojmë për të përshpejtuar procesin e zgjerimit, këto vende mund të shkojnë diku tjetër. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ndikimi mund të kenë Kina apo Federata Ruse, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Iniciativës së Evropës Qendrore, Franco Dal Mas, gjatë prezantimit të Forumit Vjetor të SEE Observatory, kushtuar integrimit të Ballkanit.

Dal Mas theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor është po aq i rëndësishëm sa roli që sot luajnë Ukraina dhe Moldavia në ndërtimin dhe ekuilibrat e Evropës.

Sipas tij, multilateralizmi “ka humbur terren”, ndërsa ekuilibrat ndërkombëtarë, veçanërisht marrëdhëniet mes dy brigjeve të Atlantikut, kanë ndryshuar. “Më shumë se kurrë sot kemi nevojë për më shumë Evropë”, u shpreh ai.

Duke folur për aftësinë e BE-së për t’u mbrojtur nga ekstremizmat, Dal Mas tha se, përtej deklaratave të forcave të ndryshme politike, kur vjen momenti për të qeverisur, arsyeja, realizmi, qetësimi dhe dialogu duhet të shndërrohen në fusha konkrete veprimi.

Ai i cilësoi si “shqetësuese” rezultatet e fundit elektorale të AfD-së në Gjermani, por shtoi se ato nuk duhen dramatizuar. Sipas tij, në vendet e ish-Gjermanisë Lindore nacionalizmi është më i fortë dhe bashkë me të edhe ndjenja kundër Evropës.

Në përfundim, Dal Mas i bëri thirrje Brukselit të largohet nga një qasje “tepër tekniciste dhe vetëm ekonomike”.

“Nëse nuk përqafojmë një vizion politik që kapërcen atë teknoburokratik, rrezikojmë të tërhiqemi pas dhe ta copëtojmë Evropën”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.