⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,701 ▼ -0.13% ETH $2,236 ▲ +0.21% XRP $1.1556 ▼ -2.7% SOL $89.4100 ▼ -1.34%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA-ja ndalon importin e disa produkteve kanadeze, përshkallëzohet lufta tregtare

UASHINGTON, 9 shtator /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të ndalojnë importin e disa produkteve nga Kanadaja, përfshirë produktet e qumështit, alkoolin, verën, birrën, vodkën dhe motoçikletat, në një përshkallëzim të konfliktit tregtar mes dy vendeve.

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi dje urdhrat për ndalimin e këtyre produkteve.

Sipas vendimit, ato nuk do të lejohen të importohen në SHBA nga 29 shtatori.

Në listën e produkteve të ndaluara përfshihen, motoçikleta dhe mopedë; koncentrate të proteinave të hirrës së qumështit; disa lloje verërash; birra; vodka dhe pije të tjera alkoolike.

Trump e justifikoi vendimin me atë që e cilësoi si “diskriminim të vazhdueshëm ndaj tregtisë amerikane” nga Kanadaja.

Ministri kanadez i Tregtisë, Dominic LeBlanc, tha se qeveria po shqyrton masat e reja amerikane.

Ai theksoi se Kanadaja do të vazhdojë të mbrojë punonjësit, fermerët, familjet dhe bizneset kanadeze.

Masat e reja vijnë pasi Kanadaja vendosi më herët tarifa deri në 50% ndaj disa produkteve amerikane.

Trump gjithashtu, ka urdhëruar që produktet kanadeze të përjashtohen nga disa kontrata të prokurimit të qeverisë amerikane, duke thënë se Kanadaja nuk u jep kompanive amerikane akses të barabartë në tregun e saj.

Konflikti tregtar është përshkallëzuar prej disa muajsh.

Në gusht, administrata Trump vendosi tarifa deri në 50% për rreth 20 miliardë dollarë mallra kanadeze, përfshirë shkopinj hokeji, mobilje, mjaltë dhe verë.

Trump ka bërë gjithashtu deklarata të përsëritura se Kanadaja mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, duke shkaktuar reagime të forta në Kanada. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.