☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,883 ▲ +0.28% ETH $2,263 ▲ +0.35% XRP $1.2505 ▼ -0.08% SOL $94.7300 ▼ -1.62%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Plagosi me armë 29-vjeçarin në Krumë, autori vetëdorëzohet pas negociatave! Policia i gjen “kallash”, jelek antiplumb,

Pas një pune intensive kërkimore, pamundësisë për t’u fshehur dhe negociatave me familjarët, vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së 29-vjeçarit, ditën e djeshme, në Krumë të Kukësit.

Sekuestrohet edhe arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se autori kreu plagosjen.

Gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë, Policia gjen dhe sekuestron një armë zjarri kallashnikov, një dylbi, një antiplumb dhe municion luftarak.

“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në DVP Kukës, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, bënë arrestimin e shtetasit F. D., rreth 30 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 08.09.2026, në rrugën e quajtur “Kryqëzimi i Spitalit”, në Krumë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ky shtetas ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin J. A., 28 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Si rezultat i punës së pandërprerë të Policisë dhe negociatave me familjarët e tij, shtetasi F. D. është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, së bashku me armën e zjarrit, e dyshuar si arma e përdorur në kryerjen e plagosjes, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.