🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,941 ▼ -1.68% ETH $2,055 ▼ -3.93% XRP $1.3167 ▼ -2.4% SOL $78.9400 ▼ -2.8%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Amerika

Trump do të bojkotojë debatin final; të hënën në Iowa nisin primaret

Kandidati kontroversial i republikanëve për President të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka bërë të ditur se do të bojkotojë debatin e fundit presidencial të të djathtëve në Amerikë, përpara hapjes së primareve në Iowa.

Kryesuesi rebel për nominimin përfundimtar të republikanëve akuzoi moderatoren e debatit në “Fox News”, Megyn Kelly, me të cilin ka pasur përplasje edhe në të kaluarën, se është një “peshë e lehtë”.

Vendimi i papritur e tij detyroi rivalin e tij më të afërt, senatorin Ted Cruz, ta sfidojë për një debat kokë më kokë. Njoftimi i vendimit erdhi mbrëmjen e së martës nga menaxheri i fushatës së Trumpit, vetëm 48 orë përpara debatit në Iowa.

“Ai nuk do të marrë pjesë në debatin e së enjtes në Fox News”, tha Corey Lewandowski, menjëherë pas konferencës për shtyp, në të cilën Trump kishte “fshikulluar” moderatoren Kelly, duke pretenduar se ajo po “tallet” me të.

Trump njoftoi gjithashtu se ka ndërmend të zhvillojë një shfaqje veçmas në Iowa, në të njëjtën kohë me debatin, për të rritur fondet për veteranët e plagosur. Iowa është shteti i parë, ku do të hapet gara primare për presidencialet, ditën e hënë të javës së ardhshme.

“Kur flasin për mua, duhet të dinë se kanë të bëjnë me një njeri të ndryshëm”, tha ai. “Askush nuk mund të tallet me mua, siç mund të bëjë me këdo tjetër. Le të zhvillojnë debatin e tyre dhe të shohin sesi do t’ia dalin me vlerësimet”.

Mbrëmjen e së martës ka ardhur gjithashtu edhe reagimi i moderatores, përmes programit të saj “The Kelly File” të transmetuar në “Fox News”, e cila tha se debati “do të zhvillohet, me apo pa Trumpin”. Ndërkohë, një zëdhënës i medias në fjalë deklaroi se Trump është ende i mirëpritur të marrë pjesë në debat, por nuk do të lejohet gjithsesi të “diktojë moderatorët apo pyetjet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.