☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 99.32 ▼2.03%
ARI 4,790 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,064 ▲ +0.09% ETH $2,134 ▲ +1.53% XRP $1.3450 ▲ +0.13% SOL $82.6100 ▼ -0.4%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,790 ▲2.39 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,790 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Tsipras: BE të respektojë zgjedhjen e popullit grek

TsioprasKryeministri grek, Aleksis Tsipras këmbënguli para eurodeputetëve se vota “Jo” në referendumin e së dielës, nuk ishte vota kundër Europës, por një mesazh për ngritjen e një respekti të plotë mes BE-së dhe Greqisë.  “Referendumi nuk ishte kundër BE-së, nuk ishte kundër bisedimeve, por ishte një mesazh i qartë dhe i sinqertë se në bisedimet tona duhet të ekzistojë respekti i plotë. BE duhet të respektojë zgjedhjen demokratike që ka bërë populli grek. Ne duam t’u rikthehemi negociatave për këtë”, tha Tsipras. Ndërkohë, Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk kërkoi me urgjencë gjetjen e një marrëveshjeje mes Eurogrupit dhe Greqisë sa i përket borxhit të Athinës. Tusk kërkoi nga pala greke që të paraqesë propozimet e saj sa më shpejt dhe shtoi se nga mungesa e ujdisë të gjithë humbasin. “Nëse kjo nuk do të ndodhë, do të vijë fundi i bisedimeve dhe pasojat dihen. Të gjithë dalin humbës nëse s’ka një marrëveshje. Pasoja do të ketë edhe mbi BE-në, por pjesa më e rëndë e tyre do të bjerë mbi Greqinë, ndaj është me rëndësi një marrëveshje urgjente”, deklaroi Tusk. Presidenti i KiE-së u ndal edhe tek çështje të tjera që shqetësojnë BE-në, si kriza e emigrantëve, azilkërkuesit dhereferendumi britanik për qëndrimin ose jo në Union.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.