Kosova

Tubim opozitar përpara Kuvendit

Situata e rënduar politike në Kosovë, ku opozita nuk po lejon mbajtjen normale të seancave plenare të Kuvendit duke bllokuar punimet me anë të metodave të paimagjinueshme për një vend demokratik, duke hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, duket se kanë ndikimin e tyre edhe mes masës së gjerë të popullit.

Menjëherë pas rastit të dytë të kësaj të enjteje të bllokimit të Kuvendit, edhe pse ishin paralajmëruar masa të ashpra kontrolli për të gjithë deputetët, përfshi kreun e Kuvendit, përpara hyrjes në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës, rreth 150 qytetarë janë mbledhur jashtë tij, te sheshi përpara Kuvendit, në pritje të zhvillimeve të tjera.

Mësohet se shumica e pranishmëve janë aktivistë të Vetëvendosjes dhe dy partive të tjera opozitare, AAK dhe “Nisma për Kosovën”, ndërkohë që numri i tyre mund të rritet në momentet në vazhdim. Këtë situatë e ka paraprirë edhe Ambasada amerikane në Prishtinë, e cila ka paralajmëruar shtetasit e saj në Kosovë t’u shmangen turmave, pasi protestat mund të kthehen sërish në përplasje të dhunshme me policinë e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button