Ekonomia

Turizëm informal/ Hotelet dhe dhomat me qira në Durrës pa kupon tatimor

Edhe pse lufta kundër informaliteti kësaj herë është fokusuar në bregdet, duket se abuzuesit më të mëdhenj fshihen në këto ndërtesa.

Turistët thonë se kuponi tatimo lëshohet vetëm nga baret dhe restorantet, por jo nga qiradhënësit e apartamente.

“Po, edhe dy çipsa që mora ma dhanë kuponin fiskal . E për apartamentin tju them të drejtën e kemi 40 euro, aty ende nuk e kam marë kuponin’, thotë një turist.

“ Po e marrim kuponin, sivjet se më parë normale nuk ka qenë.”, thotë një tjetër. Gazetarja: Po kuponin e apartamentit ku qëndroni?

“Rri në shtëpi private, ka vite që shkoj aty jemi bërë si familje. Ne vijmë tek ta, e ata tek ne”, thotë ai.

“Shiko në të gjitha baret ku shkoj me kupon tatimor, në çdo vend ku bëj pazare gjithnjë ma japin kuponin. Ku shkojmë tek kafja, apo shkojmë të marrim akullore në lokale dhe restorante me kupon tatimor”, thonë dy të tjerë.

Ky që shihni është një grup punonjësish të Drejtorisë së Shërbimit Informues, ata çdo biznesi i kërkojnë të regjistrohen pranë QKB-së dhe të paguajnë siguracionet e punonjësve. E nëse biznesi nuk ndryshon qendrim atëherë nga inspektorët e hetimit tatimorë merën masa administrative me gjobë e deri në bllokim të tij.

“Kemi dy muaj që kemi filluar punën, deri më tani kemi bërë rreth 4100 vizita. Ky ndërgjegjësim shihet nga vizitat që kemi në Drejtorinë Rajonale të Informimit, vetëm për muajin qershor janë regjistruar në QKB 154 subjekte“, thotë Kliton Tati Drejtor pranë Shërbimit Informues.

Gjatë muajit korrik , në Durrës hetimi tatimor ka kontrolluar 345 subjekte, dhe janë konstatuar 112 shkelje. Lupa e inspektorëve tatimor tashmë është edhe në faqet e prenotimeve online të hoteleve si booking.com nga 25 hotele të gjetura në këtë faqe 7 prej tyre kanë rezultuar të paregjistruar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button