Rajoni
Turqi, 20-vjeçarja vritet pas tentativës për përdhunim, mijëra gra ngrihen në protestë
Mijëra gra në Turqi kanë protestuar për vrasjen e një vajze, e cila pasi i rezistoi tentativës së një shoferi autobusi për ta përdhunuar, u vra dhe u dogj prej këtij të fundit.
Policia e ka gjetur dy ditë më parë trupin e djegur të 20-vjeçares Ozgecan Aslan, në shtratin e lumit në qytetin Mersin. Vajza 20-vjeçare, e cila ishte studente psikologjie, u rrëmbye ditën e mërkurë, teksa po kthehej për në shtëpi.
Mësohet se shoferi i autobusit kishte tentuar ta përdhunonte, ndërsa vajza e ka kundërshtuar duke i hedhur spërkatës djegës në sy. Më pas ai e ka goditur me thikë deri në vdekje dhe pasi ka djegur trupin e saj e ka hedhur atë në lumë.