☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,368 ▲ +0.73% ETH $2,066 ▲ +0.76% XRP $1.3149 ▼ -0.01% SOL $80.8100 ▲ +0.74%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Turqi, policia arreston 20 persona. Dyshohen të lidhur me Gulenin

Policia turke ka ndaluar 20 persona në një operacion të kësaj të mërkure, për shkak të lidhjeve të dyshuara të tyre me lëvizjen e kryesuar nga kleriku mysliman Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu”, që shton se arrestimet janë bërë gjatë një operacioni të zhvilluar në provincat jugore të Osmaniye, Adana, Mersin dhe Isparta. Mes atyre të vënë nën pranga janë mësues dhe biznesmenë.

Presidenti turk, Tayyip Erdogan akuzon Gulenin për krijimin e një “shteti paralel” dhe thurjen e komploteve për rrëzimin e qeverisë përmes një rrjeti mbështetësish në drejtësi, polici dhe media.

Gulen, përkrahësit e të cilit drejtojnë disa shkolla dhe janë tepër aktivë në industrinë e medias, mohon akuzat e kreut të shtetit turk.

Dyshja Erdogan-Gulen ishin aleatë tepër të afërt deri kur policia dhe prokurorët, të cilët u akuzuan si simpatizantë të Gulenit, hapën një hetim për korrupsion ndaj rrethit të ngushtë të Erdoganit në vitin 2013. Mijëra oficerë policie, prokurorë dhe gjykatës u shkarkuan ose u emëruan në poste më të ulëta, për shkak të lidhjeve të dyshuara me Gulenin.

Më herët gjatë kësaj jave, policia arrestoi 100 persona të tjerë, përfshi drejtues të lartë të një kompanie të rëndësishme ndërtimi, me pretekstin se financonin lëvizjen e Gulenit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.