Turqia, kapiteni Çalhanoğlu: Kosova ka ekip të mirë, di disa fjalë shqip
Kapiteni i përfaqësueses së Turqisë, Hakan Çalhanoğlu ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës me Kosovën.
“Kosova nuk ka vetëm një lojtar të rrezikshëm. Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Edon Zhegrova, janë lojtarë që luajnë mirë. Kosova ka ekip të mirë. Sigurisht di disa fjalë shqip, por nuk preferoj t’i them në konferencë”.
“Ne nuk e nënçmojmë kurrë asnjë ekip. E kemi parë eliminimin e Interit nga Bodo/Glimti në Ligën e Kampionëve. Do ta japim më të mirën”, tha ai.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të zhvillohet të martën, ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, finale e play-off-it për një vend në Botërorin 2026.
The post Turqia, kapiteni Çalhanoğlu: Kosova ka ekip të mirë, di disa fjalë shqip appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.